Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacional – URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

Këshilli Nacional – URIME FESTA E KURBAN BAJRAMIT

KN URIME  FESTA  E  KURBAN BAJRAMIT 03102014Këshilli  Kombëtar  Shqiptar  uron të gjithë besimtarët  mysliman me rastin e festës  së  Kurban Bajramit.

Kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria. Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.

Urime  festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frimëzim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.

 

 

 

 

Bujanoc, 02.08.2013                                                       Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress