Home » Lajme, Vendore » Këshilli Nacional uron fillimin e vitit të ri shkollor

Këshilli Nacional uron fillimin e vitit të ri shkollor

K U M T E S Ë

 

 

KN-Kumtese 01092014Me rastin e fillimit të vitit shkollor 2014/2015, i urojmë të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve,  këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhmeje të ndritur. Besojmë fuqishëm se vetëm arsimimi dhe shkollimi i gjeneratave të reja në Luginën e Preshevës mund të jetë shtegtimi në zgjidhjen e problemeve shoqërore e politike edhe në këto kushte jashtëzakonisht të vështira të gjejnë forcë për arritjen e rezultateve sa më të mira. Njëkohësisht, dua t’i rikujtojmë dhe nderojmë lartë të gjithë brezat e kaluar që sakrifikuan për arsimin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Gjithashtu, përgëzojmë të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

KKSH ndan shqetësimet se edhe përkundër një angazhimi shumë të madh dhe të palodhshëm për sigurimin e teksteve shkollore ku një numër i tyre është siguruar, mirëpo edhe më tej duhet angazhim i të gjithëve që të sigurohen të gjitha tekstet shkollore për shkolla fillore dhe të të mesme, si e drejtë ligjore dhe obligim intelektual.

 

 

 

Bujanoc, 01.09. 2014                                        Shërbimi për informim i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch