Këshilli organizativ i Bashkësive lokale, në bashkëpunim me veteranët e luftës të komunës së Preshevës lidhur me ngritjen e lapidarit “DËSHMORËVE TË KOMBIT”,në mbledhjen e përbashkët shpallë:
FTESË PUBLIKE
Për grumbullimin e mjeteve finansiare lidhur me realizimin e projektit më të rëndësishëm në Luginën e Preshevës. “ DËSHMORËT E KOMBIT” ,qe dhanë më të shtrenjtën JETËN për lirinë tonë, andaj kemi obligim moral, kombëtar që t*ja ngrisim lapidarin në shenjë rrespekti për gjeneratat e ardhshme.
Ata për ne dhanë shumë, kurse ne cka kontribuam gjatë këtyre njëmbëdhjetë vjetëve, është koha dhe momenti më i volitshëm historik që në këto troje etnike të ngrisim një objektë i cili do të shkruhet me shkronja të arta për dëshmorët e kombit.
Lapidari do të ndërtohet në një lokacion tejet të përshtatshëm në “GURISHTE”, në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të shprehin vullnetin dhe të tregojnë soladiritetin e tyre moral e kombëtar ndaj “DËSHMORËVE TË KOMBIT”.
Me rrespekt.
KËSHILLI ORGANIZATIV I BASHKËSIVE LOKALE