Home » Lajme, Vendore » KËSHILLI ORGANIZUES I TAKIMIT TË VENDLINDJES –ZARBICA 2014

KËSHILLI ORGANIZUES I TAKIMIT TË VENDLINDJES –ZARBICA 2014

N J   O   F   T   I   M

 

Zarbinca foto1Duke pasur parasysh interesimin e banorëve të shumtë të ndjekur e të shpërngulur nga fshatrat e Malësisë së  Bujanocit: Zarbicë, Priboc, Novosellë, Suharrën, Ramabuqë, Qarr, Gjergjec  etj., këto ditë, nga përfaqësues të këtyre fshatrave, është formuar Këshilli Organizues për mbajtjen e Takimeve të Vendlindjes në fshatin Zarbicë.  Ky Këshill Organizues  ka filluar punën në përgatitjen e këtij takimi duke formuar edhe grupet punuese  për veprimtaritë që do të organizohen në këtë takim të Vendlindjes.

Pengesat e qarkullimit të lirë që janë paraqitur kohë pas kohe në kalimin e kufirit në pikën kufitare në Muhoc, për disa banorë të fshatrave të Malësisë me dokumente të Kosovës, besojmë se janë të tejkaluara dhe jemi të bindur se ky takim i Vendlindjes në fshatin Zarbicë  do të jetë një nga takimet  më  të organizuara dhe më madhështore deri më tash.

 

Në dy mbledhjet e mbajtura nga Këshilli Organizues për “Takimin e Vendlindjes – Zarbica 2014”, përveç tjerash është vendosur që, takimi  të mbahet, më 03. 08. 2014 në fshatin Zarbicë.

 

Për punën dhe mbarëvajtjen e Takimit të Vendlindjes, Këshilli Organizues do ta njoftojë  opinionin  publik në vazhdimësi.

 

 

 

Gjilan, 06. 07. 2014                                            Sektori për Informim i

Këshillit  Organizues

“Takimit të Vendlindjes-Zarbica 2014”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress