Subjekti më i ri politik në Kuvendin Komunal të Bujanocit, Partia Demokratike që nga dita e sotme është zgjeruar edhe për një këshilltarë më shumë, që nënkupton se në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Bujanoc PD-ja do të përfaqësohet me 5 këshilltarë në punët e Asamblesë komunale.
Samet Latifi, nga fshati Samolicë, komuna e Bujanocit, në kuvendin komunal më nuk do ta përfaqësojë PVD, për ktë Latifi e ka njoftuar me shkrim edhe kryetarin e KK të Buajnocit Jonuz Musliun.
Sipas këtij njoftimi, Latifi, iu është bashkangjitur Partis Demokratike, sepse, sipas tij mundsia e veprimit në PVD më nuk ishte e mundur, duke ia bllokuar të gjitha shtigjet.
Latifi ka konfirmuar se, arsyeja e daljes nga ky seubjekt politik ka qenë shumë e qartë, atij nuk iu është dhënë mundësia që të kontribuojë për vendbanimin e tij ku edhe e ka marrë votën e qytetarëve.
Latifi si mundësi të vetme për të kontribouar për vendbanimin e tij e ka parë kalimin në Partinë Demokratike, që sipas tij është subjekt, stabil dhe me perspektive, jo vetëm për fshatin Samolicë por për tërë komunën e Bujanocit.
Në selinë e PD-së, sot në mënyrë solemne, iu është dorzuar edhe libreza e anëtarësisë Samet Latifit.
Lideri i PD-së Mr. Nagip Arifi, e ka përshëndetur dhe mirëpritur vendimin e Latifit, duke potencuar se kjo është edhe një dëshmi se ky subjekt politik është një përspektivë për zhvillimin e të gjitha fushave, parasegjithash zhvillimin politiko-ekonomik në komunën e Bujanocit.
Arifi, gjithashtu ka potencuar se qdo këshilltarë por edhe qytetarë, do ti ketë të gjitha mundësit dhe hapsirat që të veprojë dhe kontribuojë për komunën e Bujanocit e parasegjithash për vendbanimin e tij nga vjenë ai.
Partia Demokratike në kuvendin komunal të Bujanocit tash do të përfaqësohet me 5 këhsilltarë dhe kjo i jep mundësinë ligjore që ta ketë edhe përfaqësuesin e vetë në mbledhjet e komisioneve zgjedhore.
M Ahmeti
Ky interesxhija cka e paska tradhtu partin ma coj mallin sikur ne Preshev ata te tjert interesxhi qe tradhtuan partin per nje vend pune me afat 6 mujor…pres me padurim zgjedhjet e ti shpurrim keta tradhetar…
Ky interesxhija cka e paska tradhtu partin ma coj mallin sikur ne Preshev ata te tjert interesxhi qe tradhtuan partin per nje vend pune me afat 6 mujor…pres me padurim zgjedhjet e ti shpurrim keta tradhetar…