Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » KIK-BOKSIERI FLORIAN MARKU, ME FLAMUR SHQIPTAR E GREK

KIK-BOKSIERI FLORIAN MARKU, ME FLAMUR SHQIPTAR E GREK

“Doja të jepja një mesazh se të dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ta”, ka thënë Florian Marku.

Shqipëria dhe Greqia njihen si vende rivale dhe që nuk e duan shumë njëra-tjetrën, megjithatë, rasti i kikboksierit shqiptar, Florian Marku, i ka habitur të gjithë, duke shënuar edhe një rast precedent, raporton albinfo.ch.

 

Pasi që fitoi titullin botëror kundër danezit Hassan Muhareb në dorë ka ngritur flamurin shqiptar dhe atë grek. Meçi u zhvillua Ivanofio të Selanikut në Greqi.

FLORIAN MARKU

Kjo sigurisht bëri bujë në mediat greke e shqiptare, derisa ai ka shpjeguar se pse e ka bërë një veprim të tillë. “Shqipëria është atdheu im, nga unë kam ardhur në jetë dhe kjo nuk ndryshon. Në Greqi, janë trajnerët e mi, sponsorët e mi, njerëzit që më përkrahin në mënyrë të pabesueshme. Këtu, rifillova karrierën time dhe unë i jam mirënjohës të gjithë atyre që përmenda më lart”, ka thënë Marku për mediat greke.

“Doja të jepja një mesazh se të dy kombet, dy popujt, nuk kanë asgjë për të ndarë. Çdo gjë është politikë dhe ajo nuk duhet të prekë njerëzit, nuk duhet të ndikojë tek ta”, shtoi Florian Marku.

/Albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch