
Komisioni Komunal Zgjedhor në Preshevë pas ankesës nga subjekti politik, Lëvizja për Reforma lidhur me parregullsit e shfaqura në vendvotimin numër 16 në Caravajkë pasi janë gjetur në kutinë e votimit më shumë fletëvotime se sa nënshkrime në listën e votruesve, ka vendosur që ky vendëvotim të përsëritet.
Ankesa e Lëvizjes për Reforma sot është miratuar nga Komisioni Komunal Zgjedhor ku ditët në vijim do të caktohet data e përsëritjes së votimit.