Home » Lajme, Politikë » Klinaku: LB-ja bën koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

Klinaku: LB-ja bën koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se kushti i kësaj partie për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se LB’ja këtë herë do të bëjë koalicion vetëm me ato parti që e përkrahin këtë ide.

Klinaku ka thënë për “Epoka e re” se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shkeullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo çështje nuk do të mbyllet derisa nuk zgjidhet përfundimisht.

“Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm nëpërmjet ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike”, ka thënë Klinaku.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch