Home » Këshilli Nacional, Vendore » KNSH: INSTITUCIONALIZIMI I ÇËSHTJES SË LUGINËS PËRMES QEVERISË SË KOSOVËS

KNSH: INSTITUCIONALIZIMI I ÇËSHTJES SË LUGINËS PËRMES QEVERISË SË KOSOVËS

Përmes një komunikimi telefonik kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Avdulla Hoti i ka shpreh mirënjohjen e KKSH-ës rreth vendimit për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës, në kuadër të Zyrës së Kryeministrisë. Ky është një hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në koordinimin, adresimin dhe zgjidhjen e sfidave të qytatarëve shqiptar të Luginës së Preshevës.Ndërlidhja institucionale në mes të Luginës së Preshevës dhe Qeverive të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është jetike për shqiptarët e këtij rajoni, dhe një zotim i kryetarit Mustafa dhe përbërjes së KKSH-ës që nga marrja e detyrës .Vlen të theksohet se që pas marrjes së detyrës së re, KKSH përmes një shkrese të dërguar më 16.06.2020, njëra nga kërkesat drejtuar kryeministrit Hoti është edhe hapja e një zyre të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në kuadër të Kryeministrisë. Si pjesë e masave të domosdoshme në trajtimin programor e sistematik të çështjeve të shqiptarëve të Luginës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch