Home » Lajme, Vendore » KNSH shpreh shqetësim lidhur me provokimet dhe tensionimin e situatës në Luginën e Preshevës

KNSH shpreh shqetësim lidhur me provokimet dhe tensionimin e situatës në Luginën e Preshevës

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën dhe shqetësimin lidhur me me aktet qyqare të provokimit dhe tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës. Persona të pa identifikuar në mbrëmje kanë dëmtuar me grafit lapidarin e dëshmorit UÇPMB-së, Fatmir Ibishi, dhe në vendë të flamurit kombëtar shqiptar është vendosur flamuri i Serbies në hyrje të fshatit Konçul të Komunës së Bujanocit. Janë të pa pranueshme nxitjen e situatës së pasigurisë, përçmimit e nënshtrimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës Reagimet e kreut shtetëror me rastin e Kullës në Tërnoc dhe rasti i sotshëm në Konçul janë vetëm tregues të klimës dominuese në Serbi kundër shqiptarëve të Luginës në veçanti. Si produkt i sistemit aktual në Serbi dhe pasojë e diskursit në rritje ksenofob kundër pakicave nga politikanët, mediat dhe ministra me ndikim publik në Serbi, asesi nuk mund të trajtohen të reduktuara si shprehje individuale. Ndryshe nuk mund të presim reagime të institucioneve shtetërore, të cilat krenohen me fyerjet publike ndaj pakicave kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob. Këshilli Kombëtar Shqiptar fton të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës të ruajnë qetësinë dhe gjakftohtësinë.

Përmes një videoje në Facebook, i menjëhershëm ka qenë reagimi i zëvendëskryetarit të Bujanocit, Shqiprim Musliu, i cili edhe e ka larguar flamurin serb nga aty dhe ka vendosur flamurin shqiptar.

“Prej këtu njoftoj faktorin ndërkombëtar, ku pas pak ditësh është marrëveshja e Konçulit, le të jenë ata në dijeni se çdo ditë po provokohen shqiptarët edhe në pjesët më të ndjeshme, pra tek dëshmorët. Bëj apel që të përcillet ky mesazh”, tha Musliu.

Ai bëri apel që të merret seriozisht gjendja e shqiptarëve dhe provokimet që po u bëhen atyre atje.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch