Koalicioni “Beteja poltike e shqiptarve vazhdon – Shaip Kamberi” dorëzoi listën zgjedhore në KQZ

Read Time:1 Minute, 9 Second

Koalicioni i partive politike shqiptare i përbërë nga Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik dhe Unioni Demokratik Shqiptar, i përkrahur nga Aleanca për Luginën, ka dorëzuar sonte në Komisionin Republikan Zgjedhor, Listën zgjedhore “Beteja poltike e shqiptarve vazhdon – Shaip Kamberi”.

Beteja politike e shqiptarve për të mbrojtur e avancuar, ruajtur e kultivuar, të drejtat e shqiptarve të Luginës ka shtyer partitë shqiptare në unifikim të mbrendshëm e koordinim të ngushtë.

Shumica e partive politike në Luginë në kry e me bartësin e listës, Shaip Kamberin zgjodhën të vazhdojnë betejën e përbashkët politike, tejkaluan mospajtimet dhe u dakorduan që koncepti i përbashkët të mbetet përtej dallimeve tona të ndara.

Sekretari organizativ i PVD-së, Rahim Salihu pas dorëzimit të listës ka deklaruar se kjo listë e përbashkët është mbipartiake dhe se nga nesër do filloj fushata derë më derë për të shtrirë e prezentuar konceptin tonë politik dhe për të siguruar mbështetje popullore, mbipartiake, për listën tonë të përbashkët.

“Shpreh faleminderim për çdo qytetar e aktivist politik që përkrahën dhe mbështetën betejën tonë politike.
Nga nesër derë më derë për të shtrirë e prezentuar konceptin tonë politik dhe për të siguruar mbështetje popullore, mbipartiake, për listën tonë të përbashkët.
Koordinimi e bashkërendimi le të mbeten vyrtete tona të veçanta e parlamenti le të vazhdojë të jetë vendi ku do të vazhdojmë betejën tonë politike” ka deklaruar Salihu

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës hapë zyrën në Novi Pazar
Next post Presidenti serb, Vuçiq: 1000 herë kam thënë, nuk e nënshkruaj anëtarësimin e Kosovës në OKB