
Kombëtarja e Kosovës, Kampionatin Evropian 2024, e kanë nisur me barazim
Kombëtarja e Kosovës në futboll, aventurën e re kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024, e kanë nisur me barazim.
‘Dardanët’ barazuan me Izraelin (1-1), midis Tel Avivit, në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Evropianin e ardhshëm.
Pjesëloja e parë ka kaluar me dominimin e Izraelit, megjithatë, Kosova erdhi në epërsi në minutën e 36-të falë autogolit të Dasa, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Fraksioni i dytë, ka prodhuar sfidë mjaft interesante, me ritëm më të shpejtë të lojës dhe raste më të shumta nga të dy skuadrat.
Izraelitët përmes Peretez (56’), u rikthyen në lojë duke barazuar shifrat në 1-1. Futbollistët tonë pas golit të pranuar tentuan që të gjejnë edhe golin e dytë, megjithatë, tentimet e tyre ishin të pasuksesshme sikurse të pasuksesshme ishin edhe tentimet e izraelitëve.
Kosova pas tri ditëve përballet me Andorrën në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje në të cilën skuadra jonë hynë me objektiv të qartë, fitoren.

Më shumë storie
Kombetarja e Shqiperisë mbajnë stërvitjen e fundit, gati për Andorën
Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës...
Futbollistët e Kosovës bëjnë historinë, prekin Ligën B
Dardanët janë kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke triumfuar edhe në sfidën e dytë të Play-Off-it kundër...
Kosova ka fituar kundër Islandës me rezultat 2-1
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mposhtur Islandën, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’. Dardanët dhe...
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do...
Futbollistët Kosovës e zhvillojnë stërvitjen e fundit, për duelin me Islandën
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, të mërkurën mbrëma ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën. Dardanët dhe islandezët...
Linz: Shkëlqen Laura Fazliu, rrëmben medaljen e bronztë
Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu ka vazhduar me formën e mirë në turneun e xhudos në Linz të Austrisë. Garuesja...
Average Rating