Home » Lajme, Opinione » Kombi Shqiptar është një dhe i pandarë!

Kombi Shqiptar është një dhe i pandarë!

Nehat Hyseni2014-1Shkruan: Nehat Hyseni
Viti 1999 në Kosovë shënoi kthesë të madhe në Kosovë, duke e çliruar atë nga kthetrat e regjimit të egër dhe fashistë të Serbisë, krijoi dy shtete shqiptare në Ballkan: Kosovën, e cila shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe Shqipëria, që kishte shpallur pavarësinë 96 vjet më parë.
Unë si sociolog dhe si shqiptar, si dhe pothuajse askush nga shqiptarët,  nuk i kuptoj autorët apo “shpikësit” e kombit kosovar: Nexhmedin Saqipin dhe Halil Matoshin.
Ata pretendojnë se, me pavarësimin e Kosovës nga Serbia, është krijuar edhe kombi kosovar! Sic!!!
Madje shkojnë edhe më larg, duke u ankuar në shqiptarët kokëshkretë që nuk po i kuptojmë se medoemos qenka krijuar një “realitet i ri” shoqëror në Kosovë dhe shqiptarët e Kosovës nuk na qenkan më shqiptarë, por na u paskan shndërruar në “kosovarë” dhe tani e tutje ata duhen ndarë nga shqiptarët, meqë as flamuri kuq e zi nuk na qenka më flamur i tyre, por na qenka flamuri i kaltërt me hartën e Kosovës në te dhe me gjashtë yje të verdha në te, si simbole të gjashtë kombeve që e përbëjnë Kosovën “multietnike”.
Kështu, përnjëherë shqiptarët e lindur jashtë Kosovës pushuan së qenuri “kosovarë”, por mbetën “shqiptarë”, ngjashëm me formimin e Jugosllavisë së Titos, kur shqiptarët gjithashtu u ndanë në dy pjesë: në “shiptari” dhe “albanci”.
Me emërtimin “shiptari” Jugosllavia e Titos përfshiu tê gjithë shqiptarët e viseve të ish Jugosllavisë, që mbetën jashtë Shqipërisë. Kurse, për shqiptarët e Shqipërisë rezervoi emërtimin “albanci”!
Pra, Jugosllavia e Titos, shqiptarët i ndau në dy kombe: në “shiptari” dhe “albanci” dhe kështu e “zgjidhi” problemin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, që dikur Tito ia kishte premtuar Enver Hoxhës, me arsyetimin se nuk ekzistonte një komb shqiptar në Kosovë dhe Shqipëri, por se këta ishin dy kombe të ndryshëm.
Derisa atëherë shqiptarët nuk mundën ta pengonin imponimin e kësaj ndarjeje makabre midis shqiptarve në Ballkan, tani në shekullin XXI na imponohet sërish ndarja e shqiptarëve, por kësaj radhe nga shqipfolësat kosovarë!
Prandaj, teza që e trumpetojnë z.Spahiu e z.Matoshi është thellësisht antishqiptare dhe antikosovare!
Kuptohet, askush nga shqiptarët (me mend në kokë), nuk e pranon këtë ndarje, sepse të gjithë e ndiejmë se jemi një komb i vetëm shqiptar, e kurrësesi jo dy kombe shqiptare në Ballkan.
Shqiptarët kësaj teze antishqiptare më së miri iu përgjigj gjatë lojës së futbollit Serbi-Shqipëri më 14 tetor 2014 në Beograd, si dhe në ndeshjen e kthimit në Elbasan
se të gjithë shqiptarët e Ballkanit dhe diasporës në botë e ndiejnë veten si një komb i vetëm dhe unik në botë dhe se përpjekjet e kujtdoqoftë për t’i ndarë në dy kombe, nuk do të ket sukses dhe do të përfundojnë me turp para shqiptarve dhe para Zotit.
Prandaj, 28 Nëntori do të festohet për jetë e mot, si Festë e Flamurit, nga të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina dhe heronjtë e tjerë të Pavarësisë sê Shqipërisë, duke ua bashkêngjitur edhe heronjtë e Pavarësisë së Kosovës: Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe tê tjerët, duke e festuar së bashku edhe 17 shkurtin, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch