Komisioni Qendror i Zgjedhjeve: Përfundon numërimi i votave të kandidatëve në 5 komuna
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në 5 komuna dhe vazhdon në 29 të tjera. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të premten pasdite, ka njoftuar se numërimi i votave për kandidatët për deputetë ka përfunduar në komunat e Hanit të Elezit, Shtërpcës, Parteshit, Ranillugut dhe Junikut.

Sipas KQZ-së, është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat e ndryshme të Kosovës.
KQZ-ja ka njoftuar se gjatë ditës procesi i numërimit të votave të kandidatëve ka filluar edhe në Qendrat Komunale të Numërimit në komunat: Dragash, Istog, Rahovec, Pejë, Podujevë, Klinë, Malishevë dhe Graçanicë.
Numërimi në komuna ka filluar sipas këtyre datave:
• 11 shkurt 2025 – Prishtinë, Lipjan, Obiliq dhe Partesh;
• 12 shkurt 2025 – Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj, Shtërpcë, Viti, Ranillug, Kllokot, Mitrovicë e Veriut dhe Han i Elezit;
• 13 shkurt 2025 – Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Kaçanik, Novobërdë, Prizren, Shtime dhe Junik.
Në QKN-të e komunave Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mamushë, nuk ka filluar ende numërimi, por për këtë do të ketë njoftim me kohë.
Ndërkohë, siç ka njoftuar gazetarja e RTK-së Edona Podvorica, në QKN-në “1 Tetori” në Prishtinë, më e madhja në Kosovë, deri në orën 16:00 janë numëruar 49 vendvotime, ndërkaq kanë mbetur edhe 219 të tjera. Ndërsa, sipas të dhënave të fundit që nuk përfshijnë numërimin që është bërë sot në nivel vendi, thuhet se janë numëruar 400 vendvotime.
Më shumë storie
Kriza politike mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve, paralajmërohen pasoja
Edhe pse po pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese, dekreti i presidentes Vjosa Osmani ka krijuar mundësinë që vendi të shkojë...
Kuadratet e FSK-së do të rreshtohen për nder të Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të rreshtojë kuadratet e saj,...
Për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nesër qeveria e Kosovës mban mbledhje solemne
Në shënim të 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër mbahet mbledhje solemne e Qeverisë së Republikës së...
Albulena Haxhiu: Nuk ka seancë nëse nuk ka dy kandidatë për president
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se nuk...
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...

Average Rating