Home » Lajme, Sport » Komiteti Olimpik i Kosovës bëhet anëtari më i ri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, Serbia e dënon ashpër vendimin për pranim në KON

Komiteti Olimpik i Kosovës bëhet anëtari më i ri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, Serbia e dënon ashpër vendimin për pranim në KON

Flamuri olimpik nderkombetarKomiteti Olimpik i Kosovës me vendim unanim është bërë anëtari më i ri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtarë, në kongresin e mbajtur dje në Monaco. Duke arsyetuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim të plotë, Pierre Miro tha se Kosova është një vend i sportit. “Kosova është një vend real i sportit me një strukturë reale të sportit, me 34 federata 8 nga të cilat janë të pranuara ndërkombëtarisht me status të plotë dhe 4 me status të pjesshëm”. Bordi Ekzekutiv i IOC-së, kishte vënë në dukje se Komiteti Olimpik i Kosovës ka përmbushur kërkesat për pranim të përshkruara në Kartën Olimpike. Këto përfshijnë kriteret sportive dhe teknike si dhe përkufizimin e “vendit”, sipas përcaktimit në Rregullin 30.1 – “një shtet i pavarur i njohur nga bashkësia ndërkombëtare”. Kosova është njohur si shtet nga 108 shtete anëtare të OKB-së, nga gjithsej 193.

 

Republika e Serbisë dënon ashpër vendimin e sotëm për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës si anëtare e plotfuqishme e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). “Republika e Serbisë konsideron se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar nuk duhet të jetë forum në të cilin do të merren vendime të diskutueshme politike”, tha ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq. “Vendimin e tillë ne e konsiderojmë të papranueshëm dhe joparimor, ne besojmë se ky akt është në kundërshtim me Kartën Olimpike”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress