Home » Lajme, Vendore » Komuna afër zgjidhjes së problematikës së ujit-Gjendet sasi e madhe e ujit mbi fshatin Norçë

Komuna afër zgjidhjes së problematikës së ujit-Gjendet sasi e madhe e ujit mbi fshatin Norçë

Komuna e Preshevës, gjegjësisht kryetarja e komunës, Ardita Sinani, ashtu siç e kishte trajtuar si problem serioz që don angazhim urgjent për zgjidhjen e tij, çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm, gjatë një periudhe afër 1 mujore me kompani për shpimin e puseve, ishte angazhuar në gjetjen e burimeve të reja të ujit.
Një ndër pikat ku ishte angazhuar një kompani për shpimin e puseve, ishte edhe lokacioni mbi fshatin Norçë, përreth rrjedhës së lumit të Kurbalisë, në vendin e quajtur “Mulliri i Zejnës”.
Fatmirësisht pas shumë përpjekjeve, gjatë ditës së sotme në këtë lokacion është gjetur sasi e konsiderueshme e ujit.
Ky pus i hapur, do të shtoj sasinë e ujit në rezervuarin e Toplikut, gjë që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së furnizimit me ujë të pijshëm, sidomos të pjesës së epërme të Preshevës.
Komuna e Preshevës do të vazhdojë përpjekjet e vazhdueshme që problemi jetësorë sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm të gjej zgjidhje të përhershme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch