Home » Lajme, Vendore » KOMUNA E BUJANOCIT: VAKCINIMI I QYTETARËVE KUNDËR COVID 19 DO TË FILLOJË NGA JAVA E ARDHSHME

KOMUNA E BUJANOCIT: VAKCINIMI I QYTETARËVE KUNDËR COVID 19 DO TË FILLOJË NGA JAVA E ARDHSHME

Shtabi për Situata të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit në mbledhjen e saj të mbajtur më 16.01.2021 ka shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Administratës Shtetërore dhe Vetqeverisjes Lokale për hapjen e pikave për imunizim kundër COVID 19. Me këtë rast, anëtarët e Shtabit për Situata të jashtëzakonshme kanë caktuar objektin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc si pikë për imunizimin e qytetarëve kundër Covid 19. Vakcinimi do të fillojë nga java e ardhshme, kurse qytetarët e interesuar për vakcinim mund të aplikojnë në faqen zyrtare www.euprava.gov.rsNë mes betejës kundër pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID 19 dhe zbatimin e të gjitha masave, e një rëndësie të madhe është edhe imunizimi i popullatës, me qëllim që të ruhet shëndeti i njerëzve dhe në mënyrë efikase të eliminohet pandemia.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress