Home » Lajme, Vendore » Komuna e Bujanocit zgjedh Kryetarin e Komunës dhe të Kuvendit Komunal

Komuna e Bujanocit zgjedh Kryetarin e Komunës dhe të Kuvendit Komunal

Bujanoc, 22 korrik 2020 –  Sot në ora 11 u mbajt seanca konstituive e Kuvendit komunal të Bujanocit ku u zgjodhen organet udhëheqëse të Kuvendit Komunal për mandatin 4 vjeçar, organe këto të dala nga zgjedhjet e 21 qershorit të këtij viti.

Për shkak të situates pandemike dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit seanca është mbajtur në sallën e Shtëpis së Kulturës.

Për Kryetar të Kuvendit Komunal të Bujanocit, me 26 vota për me votim të fshehtë, u zgjodh Enver Ramadani (PVD) me mandat 4 vjeçar,

Pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, Kuvendi komunal i Bujanocit zgjedh edhe Nagip Arifin për Kryetar të Komunës së Bujanocit, kryetar i Partis Demokratike (PD),  e cila në zgjedhjet e fundit lokale doli si parti e pare ndërsa po në këtë seancë Shqiprim Musliu u zgjodh për zv. Kryetar të Komunës së Bujanocit.

Zgjedhja e organeve qeverisëse të Komunës  së Bujanocit është si rezultat i arritjes së koalicionit mes këtyre partive politike shqiptare, me ndihmën e Ministrit të Punëve Jashtme të Shqipërisë, z. Gent Cakaj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch