Home » Lajme, Ndërkombëtare » Komuniteti shqiptar në LA, me përpjekje për të promovuar kulturën shqipe

Komuniteti shqiptar në LA, me përpjekje për të promovuar kulturën shqipe

Shqiptarët kudo nëpër botë, nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre, ani pse kanë jetuar me vite larg atdheut, shkruan albinfo.ch.

Pos që janë treguar të suksesshëm në biznese e fusha të tjera, ata kanë hapur edhe qendra kulturore e shkolla shqipe, përmes së cilave promovojnë kulturën e traditën shqiptare.

Për promovimin e kulturës shqiptare janë bërë bashkë edhe komuniteti shqiptar në Los Anxhelos, sipas një njoftimi të Ministrisë së Diasporës.

“Komuniteti shqiptar në Los Anxhelos, Amerikë ka zhvilluar një aktivitet, në të cilin është diskutuar mbi përpjekjet e përbashkëta për promovimin e vlerave, si dhe mënyrat e bashkëpunimit për t’u bërë më aktiv brenda vetë komunitetit shqiptar atje”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch