Home » Kulturë » Konferenca shkencore : “SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE TË TROJEVE ETNIKE NË ISH-JUGOSLLAVI, NË MBARIM TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”

Konferenca shkencore : “SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE TË TROJEVE ETNIKE NË ISH-JUGOSLLAVI, NË MBARIM TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”

Përfundoi me sukses punimet Konferenca shkencore : “SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE TË TROJEVE ETNIKE NË ISH-JUGOSLLAVI, NË MBARIM TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE”

Nga studiuesit, kumtesat e tyre dhe nga diskutimet në Konferencën shkencore, doli se termi ”Shqipëri e Madhe” është imponuar me dekada nga politika antishqiptare(qarqet serbe, e tjerë), sepse Shqiptarët u angazhuan dhe do të angazhohem për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, kuptohet me mjete politike, në Europën e bashkuar.”

 

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

 

Konferenca shkencore filloi punimet e saja më 12 dhjetor 2014, në orën 11 në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, me intonimin e Himnit kombëtar.

Pamje nga Konferenca gjatë intonimit të Himnit kombëtar

 

Moderatorja e hapi Konferencën dhe I përshëndeti të gjitha të pranishmit në sallën e Kuvendit komunal.

 

Studiuesit dhe pjesëmarrësit e Konferencë shkencore në Preshevë

Seacën e hapjes së Konferencës e drejtuan: Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK në Preshevë,  Dr. Nebi Dervish, Ardite Behluli dhe Mr.sc. Hajrullah Mustafa.

Fjalën e hapjes së punimeve të Konferencës e pati Xhemaledin Salihu, kryetar, I cili në fjalën e vet përshendeti të gjithë studiuesit dhe pjesëmarrësit e Konferencës. Poashtu pershendeti dhe faleminderoi donatorin kryesor të Konferencës, Z.Qenan Haxhi Vlora Hamdiun, pa të cilin dhurues vështirë ishte të organizohej kjo Konferencë.

Drejtuesit e Seancës së parë në Konferencën shkencore dhe recituesja

Konferencën shkencore e përshëndeti Dr. Nebi Dervishi, në emër të studiuesve nga Maqedonia, ndërsa Mr.sc. Hajrullah Mustafa, drejtor I Muzeut të Mitrovicës, Konferencën shkencore e përshëndeti në emër të studiuesve nga Kosova.

Kryetari I Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, Z.Qenan Haxhi Vlora Hamdiu, donatorit kryesor I ndau Mirënjohje për kontributin financiar në organizimin e Konferencës shkencore, ndërsa në emër të donatorit, mirenjohjen e pranoi Dr. Sabit Sahiti.

 

Pastaj në Konferencën shkencore u shfaq filmi dokumentar prej 17 minutave për jetën dhe veprimtarinë e atdhetarit nga Presheva, prof. Ibrahim Kelmendi.Me këtë rast Mr. Qerim Lita foli disa fjali lidhur me filmin dokumentar.

Seancën e parë të Konferencës shkencore e drejtuan: Dr. Nebi Islami, Mr. Qerim Lita dhe Dr. Sevdail Demiri.

Drejtuesit e Seancës së pare në Konferencë shkencore

Ajo filloi në orën 12 dhe u paraqitën 9 studiues me punimet e tyre, të cilët zgjuan interes të veçantë ndër pjesëmarrësit dhe studiuesit:

1.Mr.sc.Ilir Zylfiu(Doktorant në Universitetin e Tiranës), Okupimi bullgar në komunën e Preshevës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

2.Qerim Lita, Zhvillimet politike-ushtarake në Luginën e Preshevës shtator-tetor 1944.

3.Mr.sc.Hajrullah Mustafa, Faktorët politikë dhe përpjekjet e Shqiptarëve të Kosovës për Sovranitet, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

4.Dr. Nebi Dervishi, Brigada e IV sulmuese shqiptare, sipas dëshmisë arkivore të Arkivit të RM-së në Shkup.

5.Prof.Dr. Vebi Xhemaili, Rezistenca e nacionalizmës shqiptare në trevat e Shqipërisë Lindore kundër pushtimit bullgar pas kapitulimit të Jugosllavisë.

6.Ma.sc.Driton Tiku,Zona italiane e Pushtimit-Shqipëria Etnike.

7. Dr. Hatixhe Ahmeti, Një vështrim i një letërurimi(Tebrikname) të vitit 1938 në Preshevë, në prag të Luftës së Dytë Botërore.

8.Mr.Xhahit Ramadani,Luftërat e shtatorit 1944 për çlirimin e Bujanocit.

9.Rexhep Abazi, Dëbimi i popullatës shqiptare të Medvegjës, në pranverë të vitit 1944.

 

Seanca e dytë e Konferencës shkencore I filloi punimet tëe premtë, më 12 dhjetor 2014, në orën 16, në sallën e Kuvendit komunal Preshevë

Seancën e drejtuan: Dr. Veton Zejnullahu, Prof.dr. Vebi Xhemaili dhe Mr.sc.Shpend Avdiu

Drejtuesit e Seancës së dytë në Konferencën shkencore  dhe studiuesi Dr. Nebi Islami

 

Me punimet e tyre ne seancën e dytë u paraqitën:

1.Dr. Sevdail Demiri, Lufta e përbashkët vullnetare e Shqiptarëve të Karadakut të Preshevës  e

Kumanovës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

2.Dr. Nebi Islami, Konflikti shqiptaro-serb dhe rëndësia e pozitës së Luginës.

3.Mr. Shefki Selami, Dëshmi mbi luftën e Fadil Hoxhës në malet e Sharrit.

4.Dr.Sc. Veton Zejnullahu, Pozita e Shqiptarëve në Mal të Zi.

5.Dr. Mustafë Haziri(Doktorant në Universitetin e Prishtinës), Marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave gjatë viteve 1945-1950.

6.Fazli Hajrizi, Angazhimi i Adem Vocës dhe anëtarëve të tjerë të Shalës së Bajgorës për mbrojtjen e kufijve vëriorë kundër sulmeve çetnike dhe lufta kundër ripushtimit të Kosovës dhe instalimit të pushtetit komunist.

7.Mr.sc.Shpend Avdiu, Kujtesa kolektive e popullsisë së Prishtinës 1945-1966.

 

Seanca e tretë i filloi punimet të shtunën, më 13 dhjetor 2014, në orën 11, në sallën e Kuvendit komunal Preshevë

Seancën e drejtuan: Xhemaledin Salihu, Zeqirja Fazliu, Rexhep Abazi

Drejtuesit e Seancës së tretë dhe studiuesi Nijazi Ramadani

 

Me punime u paraqitën këta studiues:

1.Zeqirja Fazliu-Ismet Bajrami, Shqiptarët e Luginës së Preshevës, në prag të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore.

2.Arditë Behluli, Informimi në Luginë të Preshevës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

3.Nijazi Ramadani, Rezistenca e armatosur e Karadakut në juglindje të Kosovës 1941-1945.

4.Dr. Albin Sadiku, Kënga folklorike, reflektim i një realiteti historik.

5.Xhemaledin Salihu, Filozofia pragmatiste-praktike dhe vizioni i jetës dhe veprimtarisë së Abdullah Krashnicës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

6.Sali Salihu, Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore në Tërnovc, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë.

7.Shkëlzen Limani, Shërbestari i shqiptarisë Skender Kadriu-Presheva.

9.Skender Latifi, Xheladin Myftari-Kurbalia, roli i tij në Luftën e Dytë Botërore në Luginë të Preshevës dhe Anamoravës.

Fjalën e mbylljes së punimeve të Konferencës shkencore e mbajti  kryetari i SHTKK në Preshevë, Z. Xhemaledin Salihu, pastaj u aprovuan konkluzat që dolën nga Konferenca shkencore si dhe po japim  disa opinione.

Ndihem krenar  dhe është kënaqsëi e veçantë për mua sot, përpara jush të nderuar studiues,të bëj përmbylljen e Konferences shkencore:”Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike n ëish-Jugosllavi, në mbarim të LDB”, e cila I zhvilloi punime brenda 2 ditëve, në tri séanca të punës dhe  përfundoi me sukses punimet këtu në Preshevën bujare, mikpritëse dhe heroike ndër shekuj, të trimave të lirisë dhe shembëlltyrave atdhetare, si: Abdullah Krashnica, Ibrahim Kelmendi, Skender Kadriu etj.

 

Në këtë Konferencë shkencore 31 referuesit me kumtesat e tyre nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora, përmes fakteve dhe argumentimit të mirëfilltë shkencor, hodhën dritë mbi ngjarjet dhe personalitetet historike të trevave shqiptare, në mbarim të LDB. Gjithësesi është e njohur se mbarimi I LDB, që nga viti 1943 e këndej u bënë kthesa të mëdha në dëm të popullit shqiptar, edhepse populli shqiptar i qëndroi heroikisht të gjitha sfidave deri në mbarim të LDB. Në këtë periudhë historike piopulli shqiptar pati shumë shpresa për zgjidhjen e çështjes shqiptare, por poashtu pati edhe shumë zhgënjime historike, të cilat u referuan nga ligjëruesit në këtë Konferencë.

 

Në Konferencën shkencore, për këto dy dite ndëgjuam ligjërime me larmi tematike, me qasje origjinale te kumtesave, kumtesat e referuara dhane një shtrirje të problemeve dhe çështjeve shqiptare në hapësirat shqiptare.Pra u referuan shume ngjarje historike të popullit shqiptar në mbarim të LDB.

 

Gjithashtu u portretizuan shume personalitete historike të asaj kohe nëpërmjet ligjërimeve, por edhe nëpërmjet të filmi dokumentar që e mbushën boshllukun për ta si dhe fituam njohuri të reja për këta personalitete të historisë tonë.

 

Sigurisht që gjatë 70 vjetëve të kaluara shumica e këtyre ngjarjeve dhe personaliteteve historike të popullit shqiptar të periudhe historike në fjalë ishin tabu për gjeneratat e rinisë tonë. Andaj kjo Konferencë zbardhi shumë ngjarje dhe personalitete që nuk guzonin as t’I permendim e leje me të ligjërojmë për to.

Publiku dhe opinion preshevar me interes këto dy ditë të Konferencës ndoqi ligjërimet e studiuesve për ngjarjet dhe personalitetet historike të kësaj periudhe historike.

 

Poashtu mund të themi lirisht se gjatë këtyre dy ditëve të Konferencës pati punime me shumë vlerë që zbardhën shumë probleme dhe çështje nga historia e popullit shqiptar.

Nuk na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në séancë plenare  strukturat politike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

 

Konferenca shkencore mori në vlerë dhe në peshë me diskutimet e mirëfillta që ndodhën në fund të seancave të Konferencës.

Nga studiuesit, kumtesat e tyre dhe nga diskutimet në Konferencën shkencore, doli se termi ”Shqipëri e Madhe” është imponuar me dekada nga politika antishqiptare(qarqet serbe, e tjerë), sepse Shqiptarët u angazhuan dhe do të angazhohem për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, kuptohet me mjete politike, në Europën e bashkuar.

Duke i faleminderuar juve studiues të nderuar dhe publikun që me vëmendje e interes i përcolli

punimet e Konferencës, e shpalli të mbyllur Konferencën shkencore

Mirë u takofshim në Konferencat e ardhshme!

Zoti i bekoftë popullin dhe trojet shqiptare!

Preshevë, më 13 dhjetor 2014

Studiuesit dhe pjesëmarrësit e Konferencës shkencore para ndërtesës së komunës

 

 

Dr. Nebi Islami:

Xhemaledin të falënderoj për Simpoziumin(Konferencën ) shumë të sulsesshme. Jam i bindur se me kompetencë dhe përgjegjësi janë trajtuar çështje të rëndësishme të së kaluarës, të kohës aktuale dhe vizionet për një të ardhme jo vetëm të Preshevës dhe rajonit të saj por edhe të zhvillimeve më të gjëra në hapësirën shqiptare. Jam i bindur gjithësesi se pikëpamjet divergjente për disa çështje të së kaluarës dhe reflektimet e tyre në zhvillimet e ardhshme do të jenë kontribut për të ndriçuar dhe sqaruar gjithë ato mosmarrëveshje që lidhen me opcionet ideologjike dhe politike në truallin tonë dhe më gjërë. Besoj se me rastin e botimit të kumtesave do të kontribosh që këto çështje të bëhen pjesë e kulturës sonë të dialogut. Edhe një herë të falënderoj nga zemra për organizimin dhe përfundimin shumë të sukseshëm të Konferencës.

Dr. sc.Veton Zejnullahu‎,Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore

December 14 at 9:34pm ·

Per dy dite me rradhe Presheva ishte qender e hulumtuesve dhe studiusve shqiptar nga te gjitha viset etnike dhe krejt kjo fal organizatorit – Shoqates per trashegimi kulturore me ne krye z.Xhemaledin Salihu.Une shfrytezoj rastin qe ti falenderoj publikisht duke shprehur admirimin tim per punen qe jane duke e bere ne keto kushte pa kushte, pa fonde te mjaftueshme por me nje zell dhe dashuri te madhe qe te zbardhin sa me shume te kaluaren e Lugines se Presheves si pjese e pandare e trungut shqiptar.Kumtesat e hulumtuesve hodhen drite per te gjitha trojet tona etnike ne mbarim te luftes se dyte boterore, ndersa paraqitja e librit per pasurite kulturore dhe natyrore te Bujanocit i autorit Xhemaledin Salihu ishte kulmi i ketij organizimi kulminant.Nuk na mbetet tjeter pos te falenderojme Shoqaten si dhe kryetarin e saj z.Xhemaledin duke i inkurajuar qe te vazhdojne me punen e tyre.Respekt.

 

Frasher Selimaj · 2 mutual friends

I pershendes dhe pergezoj vllezerit tan nga lugina e nderit me rastin e kesaj konference shkencore ,sdon men se kjo trev cdo her dhe ne vazhdimsi ka dhan koka te ndritura, vepra te arta me crast i kan ber te qart cdo kujt se jan te bijt e nenes shqiperi,edhe kjo konferenc esht ne zinxhirin e shum te tjera veprimtarive ftes per memdhen ta kthejn koken kah te bijt e vet,Vllezerit tan nga lugina e presheves edhe pse te okupuar, te administruar nga regjimi fashizoid serb, i cilli deshmon se as nj e her nuk behet mik i popullit shqipetar, keta dhan cdo her kontributin e tyre,per lirin e kosoves, per barazin e vllezerve tan ne maqedoni,tani , nje kontribut i denj ne te gjitha lemit brenda perbrenda institucijoneve te kosoves,do duhej nji her e per gjithmon nena ta xhvish sedren e njerkes dhe te kthen koken kah te bijt e vet dhe ta sensibilizon ceshtjen e neperkembur te vllezerve tan te lugines dhe me te gjitha mekanizmat ta ndihmojm lirimin e tyre nga kthetrat gjakatare serbe.me nderime miku i juaj Frasher Selimaj.

16 hrs · Like

Ferdane Alidemi Bajrami Sa bukur esht kur behen Vllezerit e Motrat koke per koke e qajn halle per te kaluaren e besa edhe per te aredhemen,….te lumte Zotri Xhemaledin Salihu se vetem te bashkuar dot KUPTOJN TE RINJET tane ME SHUM SE RRENJET I KAN TE THELLA NE KETO TROJE dhe mos te mendojn SHKIJET se dot dalin jashte SHQIPTARET ne gurbet dikush doti SHKUL ATO RROJ SIKUR TE ISHIN RROJ ( paj besa ja pasna harru si e paten emrin aj bari vetem me dy e tri fije,….) po nejse si rroj FSHISE SHEMBULL,…jo jo shkau duhet ta dij se ne RRENJET i kemi thell ne toke si rroje te LISAVE e ne jemi si PIROVINAT( me ka tregu si i thojn pirovinave e besa mos u befsh e plake e pasna harru ) aq sa ma shum te mendojm se na shkulin ne shumoheni e besa si kepurdhat pas shiut e keni par per 9 Muaj SPITALI VRAJES U MUSH ME FEMIJ SHQIPTARE e ka me shum banor se kejt VRAJA,…ata per at qellim edhe spo lojn me qel SPITALIN NE PRESHEV SE AH KTO VIRONE EURO SHKA ISHIN KON E ATA I DOJN shum se jon msu TREPCA PRODHO E BEOGRADI NDERTO e kjo TAXHI mo nuk mbet per ta E TASH e kan SHQIPTARET LIND E EUROT NE TOK shkive pi BINE,…..ndasht se ashtu ashtu nuk e kan LARGE e kur dota bejm SHQIPERIN NATYRALA besa mo BUKEN shkijet DOTA HAJN THATE,…..

Qenan Haxhi Vlora Hamdiu Presheva per dy dyte ishte Mekka e bashkimit shpirteror te Shqiptareve. Per dy dite ishte Presheva epiqender e studjusve dhe hulumtuesve qe lan punuar me zell shpirteror dhe qe kan ber kerkime te hulumtimeve te rrenjeve te popullit te tyre- per Shqiptaret e Valey of Presheva- Lugines te Presheves. Presheva nga kjo jave u pasurua me nje karte Identiteti kombetar. Vellau i vogel ( L e Presheves) nga familja Shqiptare u identifiku dhe pais me dokumentin internacional per bashkim kombetar.

Murat Gecaj Pershendetje e urime,nga Tirana dhe punime sa me te mbara e te frytshme, per çeshtjen mbarekombetare shqiptare!

shpresa vrana on 16/12/2014 00:07:28

Eroll Sejdiu-Albanolog Konferenca shkencore solli risi në historiografinë shqiptare të këtyre trojeve etnike, duke i hedhur në dritë krerët e nacionalizmës shqiptare. I uroj punë të mbarë konferencës, dhe njëherazi përshëndes kryetarin e Shoqatës së Trashëgimisë Kulturore, z. Xhemaledin Salihu, i cili me përkushtim dhe me vendosmëri, po e udhëheq këtë Shoqatë. Respekt dhe punë të mbarë, profesor Xhemaledin Salihu!

December 13 at 10:57pm · Like

Eroll Sejdiu-Albanolog Respekt dhe punë të mbarë , Shoqatës së Trashëgimisë dhe të Krijimtarisë Kulturore, me kryetarin Xhemaledin Salihu!

December 12 at 9:46pm ·

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress