Home » Lajme » Konfirmohet, në Preshevë e Bujanoc u sollën qenë me kamion nga qytete tjera të Serbisë

Konfirmohet, në Preshevë e Bujanoc u sollën qenë me kamion nga qytete tjera të Serbisë

Drejtori i qendrës së veterinarisë në Bujanoc , njëherit këshilltarë në kuvendin komunal Miodrag Milkoviç , ka thënë se kanë hasur në vendngjarje kamion të cilët po zbarkonin qent endacak në Preshevë e Bujanoc.Ai këtë e ka konfirmuar në seancën e kuvendit komunal.

Sipas tij Serbia gjatë viti 2015 ka paguar dëmshpërblime 8.2 milion euro, ose në përqindje rreth 6% për komunë si pasojë e kafshimit nga qent endacak.Ai ka kritikuar edhe qeverinë për mos ndarjen e mjeteve për evitimin e këtij rreziku nga qent endacak.Ku pas kapjes qent endacak sterilizohen , vakcinohen dhe u vendoset cipa , por prap lihen të lirë rrugëve të qytetit.Këtyre ditëve edhe komuna jonë ka nisur kapjen e qenve endacak, por nëse policia nuk merr masa për kapjen e personave që sjellin me kamion qen nga qytete të ndryshme në vendin tonë , komunat shqiptare prap do kanosen nga rreziku i qenve dhe maceve endacake.

qent endacak

 

One Response

  1. dani thotë:

    O dit se kshtu po bojn kta pi mbrenda serbise e ktu duhet mi hap syt edhe pushtetart e Preshevs edhe te Bujanocit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch