Konjufca ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës ”Papa Klementi XI – Albani”, z. Hysen Ibrahimin
Prishtinë, 12 gusht 2023
Për veprën tuaj (Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi) unë jo vetëm që kam fjalë të mira, por edhe jam gjithmonë i gatshëm për t’ju ndihmuar çfarëdo që keni nevojë ju. Për të vazhduar kjo veprimtari, mendoj se nuk duhet të kursejmë asgjë, tha kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, z. Hysen Ibrahimin, kryetarin e Rrjetit të Bizneseve për Suedi njëherit edhe nënkryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, z. Albert Jasharin, kryetarin e Lobit Euro Atlantik z. Shukri Ymerin, takim ky i cili ishte organizuar nga ish kryetari i komunës së Mitrovicës z. Agim Bahtiri.
Në këtë takim tejet të ngrohtë dhe shumë vëllazëror, kryetari Konjufca i njoftoi të pranishmit për punën e Kuvendit, ecurinë e miratimit të ligjeve dhe planet për të ardhmën. Ai, vlerësoi lart kontributin e mërgatës shqiptare që kanë dhënë dhe po japin për Kosovën dhe çështjen shqiptare. Kryetarët e tri asociacioneve pjesëmarrëve vlerësuan lart punën e kryetarit Konjufca në udhëheqjen e Kuvendit të Kosovës dhe ruajtjen e unitetit të gjithëmbarshëm të Kuvendit.
Përveç idesë për të ju krijuar mundësi procedurale të gjithë afaristëve si atyre shqiptarë dhe të huaj, ai për Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi, tha, citat: ”Nuk e kam paramenduar që i marr 14 vepra përnjëherë. Unë i kam fjalët më të mira për ju. Është me të vërtetë një aktivitet
shumë fisnik, sepse unë mendoj se aktivitetet e këtilla intelektuale janë mëse të domosdoshme, aq më tepër në mërgatën tonë, që sa më shumë që e nxjerrni veprat tuaja dhe që mundoheni me të gjithë kapacitetin tuaj që e keni për ta sjellur në vëmendje edhe njëherë kulturën, gjuhën tonë, gjitha ato që janë vlera tona kombëtare e që i shkruani ato dhe që mundoheni të organizoheni për t’i ftuar njerëzit për të kontribuar me shkrime, me ese, me trajtesa të ndryshme. Në këto vepra tuaja, unë jo vetëm që kam fjalë të mira, por edhe ofroi vetën time për të ju ndihmuar çfarëdo që keni nevojë ju. Për të vazhduar kjo veprimtari mendoj se nuk duhet të kursejmë asgjë. Në rastin e parë që do ta kemi mundësinë, ju premtoj se kam për të ju vizituar në Suedi”, fund citati.
Kryetari z. Ibrahimi, ia dorëzoi 13 libra ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi” dhe librin e titulluar ”JUBILEUM -500 Vjetori i Suedisë dhe 15 vjetori i Kosovës” i sponsoruar nga Albert Jashari, jo vetëm librat, por tërë aktivitetin e mbajtuar të Akadmisë shkencore me afro 11.000 Euro, akademi kjo që u mbajt në shkurt 2023 në Ängelholm të Suedisë.
Me respekt, Administrata e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.
Average Rating