Home » Histori » KONSTANDINI I MADH ISHTE MBRETI ILIRO-DARDAN NGA NAISSUSI

KONSTANDINI I MADH ISHTE MBRETI ILIRO-DARDAN NGA NAISSUSI

“SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI” 

 

 

Shkruan: Reshat AVDIU * Preshevë, janar 2012.                                      

 

 

 

 

KONSTANDINI I MADH ISHTE MBRETI ILIRO-DARDAN NGA NAISSUSI

 

 

Ne shqiptarët e tria besimeve fetare sot duhet ta ngrisim zërin e arsyes zërin e së vërtetës kombëtare ndaj përvetësimeve të fytyrave më eminente të kombit ton. Ndaj atyre që shkrujtën e po shkruajn elaborate, mbi shfarosjen qenies tonë biologjike. Këtu në rend të parë janë neçartanistët serb, megali-ideistët grekë, pastaj rumunët duke i ranguar dhe fyer shqiptarët me epitetin maxhup (cigan) dhe turqit që kërkojn sot  të korigjohet historia jonë e përgjakshme dhe e lavdishme shqiptare.

Këtu e kamë fjalën për uzurpimin nga ana e serbëve të shëmbëlltyrës më markante të shqiptarëve të Shën Konstandinit të Madh nga Nishi, i cili sundoi në Nassusin Dardan nga vitet 306-337 të e.s.

Dihet se Kostantini i Madh nga Nassusi erdhi në pushtet me ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer të Dioklecianit. Për të fituar përfundimisht fronin e sundimit të tij në Mediana të Nishit, kundër Maksenit e kishte ndihmuar Valer Licini duke e mbytur këtë të fundit në lumin e quajtur Tiber në Itali. Në këtë mënyrë Konstandini dhe Licini e morën sundimin në Nassusin e Dardanisë Lindore dhe e qeverisën atë deri në vitin 324 të e.s.                                                                 Pas kësaj kohe Konstandin Nassusi,e detyroi Valer Licinin të jepte dorëheqje se ky Licini kishte filluar të sillej shumë keq me botën krishtere (këtu me dardanët të besimin krishter ortodoks se jemi në vitet 320-324, të e. s. sllavët e Karpateve dhe ata të Galicisë së Rusisë vijnë ndër vendet dardane dhe atë në shtetin e Arbërit në shekullin e VII, të e.s.

Kështu sot serbët e Nishit nëpër tabllot dhe freskat e  tyre kishtare e portretizojnë dhe i mbajnë festat e tyre në emër të Shën Konstantinin dhe nënën së tij Helenës nga Naissusi i Dardanisë Lindore. Ku serbët edhe më tutje thonë:” Kod Srba postoje porodice koje slave današnji praznik kao krsnu slavu. Kao esnafsku slavu današnji dan proslavljaju kujundžije. U Pomoravlju i Šumadiji ima sela, koje danas drže zavetnu slavu i nose litije”[1]. (Tek serbët ka familje të cilat e festojnë këtë ditë si festë krishtere. Si festë është e esnafëve dhe argjendarëve. Në Pomoravle dhe Shumadi ka katunde, të cilët këtë ditë e mbajnë si festë famulltare dhe mbajn procession fetar).

Për me qenë bindja më reale po e citoj Valesionin i cili thotë: “Kostandini lindi dhe u edukua në Naise (Nish në Dardaninë Ilire), nga nëna e tij Helena që ishte e një shtrese shumë të ulët, e cila u martua me Konstancë Klorin. Pas kësaj ai u nda nga Helena, pasi u detyrua ta merrte për grua vajzën e Maksimilianit, Teodorën. Kostandini ishte pak i shkolluar dhe ishte peng te Diokleciani dhe Galeri në kohën e sundimit të tyre ai luftoi me trimëri”[2].

Konstandin Nassusit do t’i shfaqej në ëndërr gjatë vitit 312. Kryqi me fjalët e shkruara: “me këtë ngadhënje”! Shën Konstandin Nassusi me këtë ai e kishte kuptuar dëshirën e Zotit të Madhërishëm, dhe se nga ajo kohë kishte filluar të ndërtonte tempuj, fetar si në Jerusalem, Stamboll dhe sipas emrit të tij në fillim Stambolli do të quhej Konstandinopol se ky vet e kishte ngritur atëbotë këtë qytet në trollin e  Bizantit.

 Nëna e tij Helena ka merita të veçanta nga fakti se gjatë vitit 324, i kishte zbuluar mbetjet e kryqit me të cilin idhujtarët e kishin gozhduar Jezzusin (Hazreti Isanë) në Jerusalem pranë murit të golgotës.

Në vitin 330, Mbretëresha Helenë vdes dhe varroset në Mediana të Nassusit, ne Fronin e të birit të saj, Shën Kostandit të Madh. Ky vendbanim Iliro-Dardan, gjendet sot mes Nishit dhe Banjës së Nishit, gjegjësisht Ilixhës së Nishit.

 

 

* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.



[1] Sveti car Konstantin i carica  Jelena – Slava grada Niša “Spomenica Niša”2009.

[2] Ilirët dhe Iliria fq. 474

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress