Konstituohet Kuvendi i Kosovës pa nënkryetarin nga radha e PDK-së
Kuvendi i Kosovës është konstituuar pas zgjedhjes së nënkryetarëve nga radhët e LDK-së, komunitetit serb dhe komuniteteve joshumicë joserbe.
Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konstatuar se legjislatura e XI e Kuvendit të Kosovës konsiderohet e konstituuar.
“Me këtë rast konstatoj se Kuvendi i Republikës së Kosovës konsiderohet i konstituuar. Shihemi në seancën e radhës”, ka deklaruar Haxhiu.
Ajo ka thënë se, përkundër thirrjeve të sërishme që Partia Demokratike e Kosovës të marrë pjesë në seancë, deputetët e kësaj partie nuk ishin të pranishëm.
Haxhiu ka thënë se, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, askush nuk mund ta mbajë të bllokuar procesin e konstituimit.
Në seancë, Kujtim Shala është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit me 75 vota për.
Nga komuniteti serb, Tanja Vujoviq është zgjedhur nënkryetare me 62 vota për, gjashtë kundër dhe tri abstenime.
Ndërsa nga komunitetet joshumicë joserbe, Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkryetare me 70 vota për dhe shtatë abstenime.
Haxhiu ka bërë të ditur gjithashtu se deputetët do të njoftohen për formimin e grupeve parlamentare.
Me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve, Kuvendi ka përmbyllur seancën konstituive të legjislaturës së re.
Më shumë storie
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Bedri Hamza: Me presidenten e re, të vazhdojmë betejën për drejtësi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës dhe miratimi...

Average Rating