KORRUPSIONI, LLUMI POLITIK DHE MEDIAT E DERI DHE KQZ  KUNDËR  PD-SË INSTITUCIONALE DHE BASHËS

Nga Skënder Sadri KAPITI

PD, Basha, Alibeaj dhe SHBA përballë “Trekëndëshit të Bermudës”

Pavarësisht se Basha më shumë i motivuar moralisht dhe përgjegjshmërisht si  respektues ndaj antarësisë së PD-së dhe para opinionit e publikut ai dha dorëheqjen, por Berisha dhe foltorja vazhdojnë e sulmojnë egërsisht dhe paturpësisht edhe sot po Bashën. Dhe këtë e bëjnë   në aleancë me Ramën e  Metën por edhe me Komisionerin e KQZ, Ceibashin.

 I gjithë skenari dhe platforma djallëzore e politikës së vjetër e “Trekëndëshit të Bermudës” është ajo se ata bëjnë gjithcka dhe komplotojnë e shpifin kundër Bashës dhe kundër politikës së re të PD-së. Kjo sepse e gjithë politika e vjetër dhe korrupsioni e deri madje edhe KQZ nuk  pajtohet dhe bëjnë e komplotojnë së bashku  gjithcka e gjithëcfarë munden që Basha të mos vijë si kryeministër dhe as që PD-institucionale të  mos vijë në pushtet.

Madje “Trekëndëshi i Bermudës”  hërë hapur e shpeshherë me djallëzi sulmojnë dhe u kundëvihen edhe SHBA-ve pse ato mbështesin Bashën dhe Elitën e Re Politike të PD-së.

 Basha është reformatori i politikës shqiptare   në tërësi , sepse  jo vetëm ajo e PD-së por e gjithe politika  në këto vite të tranzicionit karakterizohet nga mungesa e demokracitetit të brëndshëm; karakterizohet nga sundimi i ligjit të autokracisë, të sundimit të kryetarit të përjetshëm ku vulëmbajtësit kryearë të partive kryesore por edhe të partive pa antarë janë pronarët e partive politike, pasi  partitë,  kryetarët e tyre i trajtojnë si prona dhe avokati politike personale e grupale; ku partitë funksionojnë si grupe interesi; ku partitë sundohen e qeverisen nga ligji  i hekurt  i  oligarkisë së korrupsionit,të tradhtisë dhe të akrobacive e matrapazllëqeve të ngushta personale, sic po tregon dhe po e verteton sot këtë fakt Foltoja dhe Sali Berisha i cili bashkëpunon me gjithcka e me cfarëdo politike jashtë PD-se institucionale vetëm për interesin e vet personal dhe të disa të tjerëve që e shohin dhe e kanë trajtuar gjithmonë PD-në si material njerëzor për interesa personale e klanore.

Basha ka meritën se ai dhe mbështetës të tij i treguan vëndin politikës së vjetër të PD-së, sidomos Berishës se nuk mund të vazhdojë që Partia Demokratike së pari, e më pastaj edhe politika shqiptare në tërësi nuk duhet të jetë e të vazhdojë më tej si parti politike autokratike që u shërben interesave të ngushta të lidershipit dhe të grupeve të interesit të ngushtë përsonal, partizan , klanor e familjar.

Basha dhe Alibeaj me Elitën e Re Politike të PD-së të ciët kanë mbështetjen e SHBA-ve   tregun se Partita Demokratike nuk mund të vazhdojë që interesin e përgjithshëm, kauzat publike, demokracia, e ardhmja e ndryshimi nuk mund të jenë vetëm interesi personal i kryepartiakëve dhe shpurës servile rreth tyre.

Basha , Alibeaj  dhe disa të tjerë të elitës së re politike të PD-kanë qartësinë dhe vizionin për ndryshimin si dhe janë politIkanë besnikë të aleatit strategjik të shqiptarëve , të SHBA-ve.

Zhvillimet politike sidomos që kur SHBA shpalli non grata Berishën  e kanë  futur në ankth dhe në panik të gjithë elitën e politikës së vjetër shqiptare atë të “Trekëndëshit të Bermudës”, dhe kjo është arësyeja që “Trekëndëshi I Bermudës” është acaruar dhe shqetësuar sot si kurrë më parë pasi po e ndjejnë se po afrion ndëshkimi demokratik që është i pashmangshëm dhe do të vijë shumë shpejt. Kjo sepse e vjetra e PD-së është shpallur non grata nga SHBA dhe është edhe e përjashtuar nga PD-ja institucionale, dhe i cili bashkë me foltoren  është bashkuar me LSI-së, forcë politike kjo e cila lindi dhe që e polli koprrupsioni dhe që e faktorizoi po kryefoltoristi i sotën në zgjedhjet e vitit 2009 duke bashkëqeverisur keq e korruptueshëm me të.

Kundër Bashës, Alibeajt dhe SHBA-ve është edhe rilindja e Edi Ramës, kjo   keqqeverisje të cilës përditë i shperthejnë superskandale korrupsioni. Në zgjedhjet vendore që do të mbahen me 14 Maj 2023 , në gjëndjen ku ndodhet sot politika dhe shoqëria shqiptare është shumë e vështirë që të triumfojnë Basha dhe Alibeaj, sepse demokracia sot është e kapur nga korrupsioni, paraja dhe nga mediat mercenare, nga padrtejtësia dhe nga oligarkia.  Pas këtyre zgjedhjeve  të cilat do vertetojnë dështimin dhe konsumimin e politikës së vjetër dhe të korrupsionit,  politika e re e PD dhe Basha me ndihmën e SHBA-ve dhe të BE së do të vijnë në pushtet.

Lini një Përgjigje

Previous post Konfliktet në të cilat është përfshirë Rusia gjatë shekujve të fundit!
Next post Tomasz Chmielik, njeri real në një realitet njerëzor