
Kosova alarmon se procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, po bëhet në dëm të shqiptarëve
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi se procesi i regjistrimit të popullsisë në Serbi, po bëhet në dëm të shqiptarëve dhe kërkon që të ketë përfshirje urgjente të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ai deklaroi se OSBE-ja duhet të jetë e përfshirë dhe prezent në procesin e regjistrimit të popullsisë në Serbi, në zonat ku jetojnë shqiptarët.
Një deklarim të tillë e ai ka bërë në llogarinë e tij në Twtter, duke theksuar se procesi i regjistrimit atje, po bëhet me manipulime në dëm të shqiptarëve.
“Ka pengesa agresive dhe të shënjestruara për regjistrimin e shqiptarëve në Serbi”, shkroi Bislimi në llogarinë e tij.
“Sidomos në Medvegjë, janë vetëm tre komisionarë që flasin shqip dhe të gjithë janë të vendosur në zona të pabanuara nga shqiptarët”, saktësoi në deklarimin tij, Zëvendëskryeministri Bislimi.
“Ka nevojë urgjente për përfshirjen e OSBE-së për t’i parandaluar këto manipulime”.