Lëvizja “Vatra” ndien indinjatë të thellë me shumën simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve , gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore, pyesim dy kryeministrat e dy shteteve amë çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara.
Ju të nderuar pushtetarë të Shqipërisë ndatë rreth 400.000 € për një park të Graqanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000€.
Vallë a do të plotësohen nevojat apo kërkesat e kësaj pjese me këtë shumë simbolike që Ju keni ndarë?
Të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fonde të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë ofruar dy qeveritë Shqiptare, që me shumë i ngjanë ne lëmoshë se sa një fondi zhvillimorë.
Më 11.01.2014
Sektori për Informim i Lëvizjes “Vatra”