Home » Lajme, Opinione » Kosova në prag të zgjedhjeve si dhe pesë shtyllat kryesore ku duhet përqendruar qeverisja e ardhshme

Kosova në prag të zgjedhjeve si dhe pesë shtyllat kryesore ku duhet përqendruar qeverisja e ardhshme

Nue Oroshi

Lekundjet e koalicionit qeverisës në Kosovë ku edhe ashtu  ishte i lëkundur që nga fillimi duke mos pasur një bazë të gjërë të numrave në Parlament,si dhe krizat e konfliktet në mes partive të koalicionit sjellën edhe dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj.Kjo dorëheqje ju erdhi si bombë partive politike të cilat i kaploi frika. E më së shumti janë duke u friguar partitë e vogla të cilat nuk kanë fare elektorat por falë rrugës gjarpërore të tyre se edhe me dreqin bëhem vetëm ta kem një vend në parlament i ka sjellur këto parti para një vajtimi dhe trishtimi të madh.Kanë filluar kalkulimet politike ende pa u vetëshperndarë Parlamenti i Kosovës.Unë e shtroj pyetjen: Kur partitë tona politike do ta mësojnë se si funksionon Demokracia?Mëqense se paku katër parti kanë pretendime se janë partitë më të mëdha falë qullit parazgjedhor të zgjedhjeve që deshtuan dhe nuk u krye mandati deri në fund.Mirë do të ishte që këto katër parti të mëdha të garojnë të vetme në zgjedhje t´ia shohim se cilës veçmas fuqinë elektorale dhe ajo parti që del e para me automatizëm ta fitonë të drejtën e marrjës së Postit të Kryeministrit siç është në Demokracitë e Shteteve Perëndimore, kurse ndarja e pushtetit të bëhet sipas fuqisë elektorale  të partive që do ta formojnë koalicionin e ardhshem e jo të vijnë parti me dy deputet siç ishte rasti i një partie të harruar nga elektorati i Kosovës me emrin AKR dhe të qeverisë me katër ministri,dy prej të cileve minisitri kyçe për ecjen përpara të shtetit siç është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Punëve të Brendshme.Kjo në Demokraci është tragjike të qeverisin parti që nuk ju beson elektorati, ta kalojnë edhe pragun zgjedhor.Siç shihet qartë ende pa filluar zyrtarishtë fushata elektorale,mollë sherri në mes partive sërish do të jetë posti i Kryeminsitrit të Kosovës dhe jo ndërtimi i një koncepti të ri Qeverisës ku vendi do të dalë nga hendeku i thellë vdekjeprurës që e kanë sjellur pikërisht qeverisja 20 vjeçare e këtyre Partive që sot i kemi në pushtet.Fatkeqësi është se edhe në këto zgjedhje nuk e kemi një vizion të ri politik që do të garon në këto zgjedhje.Në mungesë të një vizioni të ri politik si në Parlamentin e Kosovës ashtu edhe në Qeverinë e re shumica e deputeteve si edhe shumica e ministrave do të jenë të ricikluar.Ekspertët e letrës shpeshherë ma thonë në Gjermani se letra e ricikluar nuk i ka formatët e kualitetit me ato të origjinalës. Njejtë ndodh edhe në politikë.Është fatkeqësi se Partitë tona nuk mendojnë asnjëherë se si duhet të permirësohet jeta e qytetarve,sa investitorë të jashtem planifikojnë të sjellin në Kosovë,sa vende të punës planfikojnë të hapin,sa fabrika për secilin qytet të Kosovës do të hapen dhe të zbutet kriza e papunsisë.Derisa bëhet riciklimi i të njejtave parti në Kosovë tash e 20 vjet me radhë rinia e Kosovë nuk po gjenë shpëtim,ajo po mësyen  ka sytë- këmbët duke mbetur Kosova pa ardhmërinë e saj.Pavarsisht se kush do të qeverisë në Qeverinë e Kosovës ajo qeveri duhet ti ketë parasysh pesë shtylla kryesore:Sigurinë e mbrendshme në Kosovë e që nënkupton bllokimin e grupeve terroriste si dhe rrjetet e ndryshme të spiunazhit të  shteteve anti Kosovë që mundohen me çdo kushtë ta bëjnë Kosovën si tokë pa Zot e shtet pa zot shtëpie.Këtu hynë edhe mbrojtja e kufijve shtetërore si dhe forcimi i reformave në drejtësi.Forcimin e Diplomacisë me kuadro të pergaditura politike dhe njohës të diplomacisë e jo me djem të tezeve e vajza të hallave, vëllezër, motra e tezakë,militant partiak, që vijnë në krye te diplomacisë pa ditur fare se çka është diplomacia, ku deri dje kanë menduar se diplomacia është ndonjë qokolladë apo tortë që hahet dhe është shumë e shijshme,se jo të kenë takuar ndonjë politikanë apo diplomat perëndimor.Në këtë segment Kosova ka dështuar plotësisht.Zhvillimi Ekonomik ,duke iu afruar projekte të ndryshme bashkëpunimi shteteve të perëndimit për të sjellë investitorë të mesëm në Kosovë që do të hapin vende të reja të punës në çdo komunë të Kosovës.Këtu duhet një bashkëpunimë i ngushtë me Diasporën shqiptare në Evropë dhe Amerikë duke shfrytëzuar projektët e tyre si dhe kontaktët që kanë krijuarë me shtetet dhe bizneset e zhvilluara.Dhe jo me atë pjesë të diasporës të cilët vetëm shesin rrahagjoksi dhe thirren me emra të mëdha bashkimësh të biznesmeneve, e në fakt se kanë ngulur asnjë gozhdë në zhvilliminë e Kosovës.Të tillët i kemi mjaft në diasporë,të cilët nuk ndihmojnë madje as projektet kombëtare dhe kulturore që vijnë nga diaspora por vetem levizin nëpër Kosovë e Shqipëri sa për ti dalur emri dikund,me nje fjalë këta kanë mbetur, si ajo thënja popullore: Shko e eja si Adem Peja.

Forcimi i Arsimit,sot jemi deshmitarë  se në Kosovë kemi shume të diplomuar dhe me shumë tituj shkencor por që është fatkeqësi se nuk e kemi kualitetin.Arsimi dhe edukimi i brezave të rinj është baza më e fortë e ecjës përpara në përspektivë të një shteti.Në këtë aspekt duhet forcuar kriteriumi që mos të kemi në çdo lagje Universitete por ato që janë vërtetë të jenë Universitete që sjellin kuadro që i nevojiten Kosovës.Është fatkeqësi që sot në Kosovë na dalin Dr. të shkencës që kurrë nuk i kanë parë arkivat me sy.

Një sferë që për njëzet vite ka dështuar shteti i Kosovës është Mjekësia.Mjekësisë duhet ti ipet prioritet shtetërorë në dhjetë vitet e ardhshme çdo qeveri që vjen në pushtet.Ministria e shëndetësisë duhet të punoj ngushtë me Ministritë si motra në perëndim në mënyrë që të bëjmë një mjekësi të fortë ku edhe politikanët që e udhëheqin Kosovën të kurohen dhe shërohen në Kosovë dhe jo për çdo kollitje të mbesin në bisht të aeroplanit, për të shkuar jashtë. Kosova ka mjek dhe mjeke të zotët,ata dhe ato kanë bërë emër edhe në spitalet me prestigjioze Evropiane.

Nuk duhet harruar asesi edhe investimet në bujqësi,blegtori dhe turizëm.Në të tri këto segmente Kosova ka potenciale shumë të medha,pa harruar fare edhe Kulturën duke filluar nga Gjurmimet Arkeologjike e deri tek zhvillimet kulturore me projekte shkencore që qojnë përpara historinë,gjuhën dhe letërsinë shqiptare.

Këto ishin vëtem disa nga pesë shtyllat ku Kosova në të ardhmën duhet të Koncentrohet ne ndërtimin e shtetit.Politikanët në Kosovë duhet ta kenë një gjë të qartë.Nuk mbahet dhe ndërtohet shteti me inate politike, nuk ecë shtëpia përpara duke e vjedhur mashkujt dhe femrat e shtëpisë, shtëpinë e vetë.Mbushi mend njëherë e përgjithmonë ose lironi rrugë që në Kosovë të vijnë politikanët e pregaditur dhe të përkushtuar për ndërtimin e shtetit dhe ecjës përpara të vendit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch