Home » Lajme, Ndërkombëtare, Sport » Kosova, pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë

Kosova, pa flamur në shortin për Botërorin e hendbollit në Spanjë

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll është paraqitur pa flamur në shortin e hedhur sot për Botërorin që mbahet në korrik në Spanjë.

Në mesin e të gjitha shteteve pjesëmarrëse, vetëm te Kosova u paraqit logo e Federatës dhe jo flamuri shtetëror.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Federata e Hendbollit të Kosovës.

“Jemi të indinjuar dhe të befasuar nga ky akt i mosrespektit dhe trajtimit jo të barabartë të Kosovës si shtet dhe të FHK-së. Jemi të befasuar nga trajtimi i tillë i Kosovës nga ana e Federatës Spanjolle të Hendbolli dhe të përfaqësuesit të IHF-së, z. Per Bertelsen, i cili e udhëhoqi shortin”.

FHK urgjentisht ka kërkuar sqarim nga IHF për këtë çështje si dhe ka kërkuar që FHK dhe Kosova të respektohen si të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse ne Kampionatin Botëror U21 që do të mbahet në korrik në Spanjë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch