Kosovë: Dështon seanca konstituive, Kuvendi del me njoftim
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka publikuar një njoftim zyrtar në lidhje me seancën konstituive të Legjislaturës së Nëntë e cila u mblodh konform vendimit të presidentes Vjosa Osmani.

Në njoftim theksohet se seanca nisi punimet nën drejtimin e deputetit më të vjetër të legjislaturës, Avni Dehari (VV), i ndihmuar nga deputetja më e re, Sala Jashari (PDK).
Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë.
Kryesuesi i seancës, Dehari, fillimisht uroi deputetët për mundësinë e përfaqësimit të qytetarëve gjatë këtij mandati, si dhe përshëndeti ambasadorët dhe mysafirët e tjerë të pranishëm, duke proceduar më pas me rendin e ditës.
Në vijim u paraqitën propozimet për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Partitë politike propozuan nga një anëtar të këtij komisioni, i cili mori mbështetjen e Kuvendit.
Pas mbledhjes së Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, raportin e të këtij komisioni e paraqiti deputeti Artan Abrashi, sipas të cilit ky raport në komision ka kaluar me shumicë votash.
Pas prezantimit të raportit, kryesuesi Dehari e hodhi në votim atë. Raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve për miratim. Kështu, për raportin votuan 52 deputetë, 46 votuan kundër, ndërsa 11 abstenuan.
“Në këto rrethana dhe pas një konsulte me përfaqësues të subjekteve politike, kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës, me qëllim që të njoftohet Presidentja për hapat e mëtejmë”, thuhet në njoftim.
Më shumë storie
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen...
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj katër personave; ministres në detyrë...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Kreshnik Radoniqi: KQZ do të krijojë komisionin për procesin zgjedhor në Mitrovicë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kryesimin e Kreshnik Radoniqit, kryetar, ka trajtuar, mes tjerash, rekomandimin për themelimin e Komisionit për...

Average Rating