Home » Lajme, Vendore » Kosovë: Gjendet trupi i pajetë i Besnik Osmanit nga Presheva

Kosovë: Gjendet trupi i pajetë i Besnik Osmanit nga Presheva

Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së mbështetë Policinë e Kosovës për nxjerrjen e një trupi të pajetë, raporton FSK.

„Njësiti i Kërkim Shpëtimit malor i Gardës Kombëtare të FSK-së sot ka kryer një operacion të kërkimit dhe nxjerrjes së trupit të pajetë të qytetarit B.O. të zhdukur disa javë më parë.
Pavarësisht terrenit të papërshtatshëm dhe të vështirë malor, sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e trupit të pajetë.
Trupi i pa jetë pas tërheqjes i’u dorëzua mjekësisë ligjore“thuhet në komunikatën e FSK-së.

Dyshimet e menjëhershme ishin se ky trup i pajetë mund të jetë i Besnik Osmanit nga Preshevea, i zhdukur kohë më parë. Për fat të keq dyshimet dolën të sakta pasi që pak minuta më herët lajmin e kobshëm e konfirmoi edhe bashkëshortja e tani më të ndjerit, Vjollca Osmani e cila në rrjetet sociale ka shkruar
„Per hire te transparences Po ju njoftoi se Besniku sot u gjind pa shenja jete .Lutemi qe destinacioni I fundit I tij te jet xheneti“.

Shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së të ndjerit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch