Kosovë: KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit

Read Time:1 Minute, 48 Second

Me nëntë vota për e dy kundër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar rezultatin zgjedhor të 9 shkurtit. Kundër votuan Sami Kurteshi e Alban Krasniqi nga Vetëvendosje.

Në fjalimet e tyre të dy anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosje kanë thënë se nuk mundur të votojnë për një rezultat të cilin e kanë kundërshtuar dhe pas rrëzimit nga PZAP-i e Supremja do t’i drejtohen Kushtetueses.

“Në këtë rast po e informoj KQZ-në dhe opinionin se deri të përfundojnë të gjitha mundësitë ligjore, unë nuk mund ta votoj certifikimin e këtij rezultati”, tha Kurteshi.

Më i ashpër në këtë drejtim ka qenë Alban Krasniqi i cili tha se kjo ditë për dikë mund të duket ditë feste, por, sipas tij, shenjat e zeza që ka lënë ky proces dhe rreziku që të kalojnë pa marrë rrugën e organeve të drejtësisë, përbënë rrezik për demokracinë.

“Deformimi i rezultatit që vjen prej hezitimit apo refuzimit qoftë prej PZAP-it,  qoftë Supremes kur kanë qenë të renditura faktet, përbënë për mua një thirrje të hapur. Këto dy institucione i kanë thënë shkelësve të ligjit që të vazhdojnë në të ardhmen me manipulim të procesit, sepse e kanë mbështetjen e tyre”, tha Krasniqi.

Ai tha se uron që shpejt të bëhet vetingu e të pastrohet “bërlloku”, siç tha ai, nga institucionet.

“Në vitin 2025 të kemi një situatë të tillë ku vërehen qartë shkeljet e bëra, manipulimi dhe të mos kemi veprimin e institucioneve që paguhen për të kryer detyrën e tyre, e këto shkelje nuk i kemi paraqitur vetëm ne, por edhe të tjerët, dhe të mos merret asnjë veprim për shkak qoftë të ndërhyrjeve nga brenda e jashtë, në këto institucione, është pak të themi le të mbetet në ndërgjegjen e tyre, por unë uroj të ndodhë një veting e ta heqë bërllokun nga këto institucione që na pamundëson votën e lirë, vullnetin e lirë të qytetarëve”, tha Krasniqi.

Sipas rezultateve përfundimtare, tashmë edhe të certifikuara, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 42.30 për qind, PDK me 20.95 për qind, LDK ka 18.27 për qind dhe AAK -Nisma me 7.06 për qind.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kosovë: KQZ-ja pritet që nesër t’i certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit
Next post Albin Kurti: Deri të zgjidhet qeveria e re do të ushtrojmë të gjitha përgjegjësitë