Home » Lajme, Vendore » Kosovë – Pushteti prezanton rezolutë për dialogun

Kosovë – Pushteti prezanton rezolutë për dialogun

Në takim kanë qenë kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi. Pika e parë e këtij dokumenti thotë që Dialogu të mbyllet me njohje reciproke dhe se Kosova është vend unik e i pandarë.

Liderët e koalicionit qeveritar kanë hartuar një draft rezolutë për dialogun, e cila pritet t’i propozohet për harmonizim edhe opozitës. Pas një takimi që kanë pasur në kabinetin e kryeparlamentari Kadri Veseli është shpërndarë draft-Rezoluta që përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në Dialog.

Në takim kanë qenë kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi. Pika e parë e këtij dokumenti thotë që Dialogu të mbyllet me njohje reciproke dhe se Kosova është vend unik e i pandarë.

“Kufijtë e Republikës së Kosovës janë të pacenueshëm dhe të panegociueshëm”, thuhet në pikën e parë. Kjo përmendet edhe në pikën e dytë ku theksohet se “sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm”, si dhe se “Kosova nuk pranon nivel të tretë të pushtetit, që vë në dyshim funksionimin e brendshëm kushtetues dhe institucional”.

Në pikën e tretë theksohet se Kuvendi mbështet rolin lehtësues të BE-së dhe SHBA-së për marrëveshje. Pika e fundit thekson se Kuvendi i Kosovës është autoriteti suprem që ratifikon marrëveshjet me 2/3 për “Territor, paqe, aleanca, çështje politike dhe ushtarake”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch