Home » Lajme » KQZ: Procesi i rinumërimit është duke shkuar drejt fundit

KQZ: Procesi i rinumërimit është duke shkuar drejt fundit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se procesi i rinumërimit është duke shkuar drejt fundit, pasi për t’u rinumëruar kanë mbetur edhe 100 vendvotime.

“Në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve, për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot deri në orën 16:00 janë rinumëruar 67 vendvotime. Në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është 1307 vendvotime, apo 92.89%.

Kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër, e diele”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch