Krasniqi, Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti.
“Shpresa ime është sa më herët, unë besoj sivjet. Këtë vit unë besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. A është dhjetori a është tetori, është relevante, sa më herët është më mirë. Unë besoj që s’duhet me u frikësu prej zgjedhjeve. Nëse Qeveria, nëse kryeministri Kurti beson që ka bo punë të mirë, beson që ka mbështetje, hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njëjtë. Nuk janë më me rëndësi sondazhet. Ato janë irelevante, sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit, qytetari i Kosovës”, deklaroi kreu i partisë më të madhe opozitare.
Krasniqi ka thënë se në veri nuk është e nevojshme dorëheqja e dy kryetarëve nga radhët e PDK-së, por depërshkallëzimi i situatës.
“Sot për sot, nuk ka asnjë kuptim dorëheqja, as zgjedhjet e reja, sepse krejt çfarë do të ndodhë është përsëritja e situatës aktuale. Ajo çka është e nevojshme është depërshkallëzimi i situatës, që të mos ketë tension, që para gjithash qytetarët atje, dhe sidomos shqiptarët, ta kenë një siguri më të madhe që nuk e kanë, ta kemi pra një lloj normalizimi”, deklaroi Krasniqi në Click të RTV21.
Krasniqi tha se ideale do të ishte një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti, qoftë siç tha ai, “një shpërndarje e Kuvendit”.
“Dorëheqja nuk zgjidh asgjë, nëse do të kishim një marrëveshje me Albin Kurtin për shembull, që ishte ideale, qoftë me shpërnda Kuvendin, që e ka më lehtë sesa me dhënë dorëheqje, sepse ai dëshiron me qenë kinse i padorëzum, atëherë do të mund të bisedonim edhe për këto. Përndryshe nëse do të ketë një përshkallëzim të ri, koordinimi im do të jetë me SHBA-në dhe BE-në”, u shpreh Krasniqi.
Average Rating