KREMTIMI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË FESTOHET ÇDO HERË NË ÄNGELHOLM TË SUEDISË 

Read Time:3 Minute, 11 Second

Rrahman Rrahmani, Suedi/Ängelholm, 2 dhjetor 2023 

Flamuri kuq e zi dhe urimet për pavarësinë u ndezën kur valltarët defiluan në lokal me vallët e tyre shqiptare në Munka Ljungbi të Suedisë të cilët ushtrojnë në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare ”Shën Nënë Tereza”. Ky organizim ishte për nderë të festës së 28 nëntorit me një program të pasur artistik, me poezi, këngë e valle popullore të përgatitura nga Muharrem Ibra, ish valltar i Ansamblit Kulturo Artistike ”Shqiponjat e Dukaqinit”, nga Gjakova. Salla ishte e vogël për t’i pranuar ata qindra bashkatdhetarë të cilët kishin ardhur nga shumë qytete me rrethinë, enkas për të qenë të pranishëm në këtë mbrëmje festive. Tradita e festimit të festave të ndryshme nga shqiptarët në mërgatë festohen me një përkushtim të madh dhe me një organizim të mirëfilltë e të jashtëzakonishëm. Është bërë  tradicionale që  festa e Ditës së Flamurit kombëtare dhe  17 shkurti, dita e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të festohen në mënyrë madhështore nga mëgimtarët tanë me banim në komunen e Ängelholmit. Pas intonimit të himnit kombëtar, programin e moderuan me shumë sukses dy valltare të SHKSH ”Shën Nënë Tereza”, Albina Ibrahimi  në gjuhën shqipe dhe Donika Sallahu  në gjuhën suedeze.  

Kryetar i SHKSH ”Shën Nënë Tereza” z. Rrahman Rrahmani, në fjalën e tij përshëndetëse  pasi i falënderoj të gjithë për pjesëmarrje, ai ua uroj festën dhe i falënderoi të gjithë për kontributin e tyre rreth organizimit të kësaj feste kombëtare. Në vazhdim kryetari Rrahmani tha se, kjo ditë e bekuar shënon momentin e ndarjes nga robëria e gjatë dhe mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe qëndresës së popullit shqiptar. Pavarësinë e Shqipërisë në nëntorin e parë e shpalli krye heroi ynë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur në Krujë me 28 Nëntor të vitit 1443, e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën dykrenare. Kurse nëntori i dytë është më 28 Nëntor të vitit 1912, në Vlorë, ku ishin mbledhur patriotët dhe krerët e të gjitha krahinave shqiptare. Për shkak të pengesave gjatë rrugës Isë Boletini me bashkëluftëtarët e tij nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen. Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të shtetit shqiptar në krye me Ismajl Qemajlin.  

Po në të njejtën datë më 28 Nëntor 1955 në  fshatin Prekaz, lindi komadanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari. Se sa e madhe është kjo datë, se sa rëndësi ka, tregon  vet  kronologjia e  ngjarjeve të kësaj date. 28 nëntorit, i është shtuar edhe një datë tjetër po aq e rëndësishme, 17 shkurti 2008, kur Kosova, shpalli pavarësinë. Këtu patjetër dua të ju kujtoj ideatorin e formimit të shtetit më të Ri në botë, ish presidentin e parë historik dhe shpiëtror të Republikes së Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, i cili me vizionin dhe politikën e tij, depërtoi në thellësi të botës perëndimore dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i bindur se Kosova meriton Pavarësin e saj. I madhërishëm qoftë edhe kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit, atyre që dhanë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar. Zoti e bekoftë popullin shqiptar kudo që ndodhet.  

Ju falëminderit. 

Në këtë festë si mysafirë muarrën pjesë veprimtarë, shkrimtarë e poet si Prof. Isuf Bajraktari, Idriz Gashi, Remzi Basha, Zymer Qupeve, Isak Bunjaku, Afërdita Bujnaku, Avdyl Berisha, Rashit Gashi, Isuf Kurbogaj. Këtë mbrëmje fesative për nderë të Ditës së flamurit veprimtari Z. Naser Sopiani me familje sponsoroj me ëmbëlsira.  

Mbrëmje festive vazhdoj më pjesën argëtuese me këngë dhe valle popullore, me motive dhe veshje kombëtare deri në orët e vona të mbrëmjes, ku e tërë masa u kënaqën, së bashku me grupin muzikor me këngëtarët Burhan Beqiri dhe Gazmend Kelmendi – Gazza, ndërsa me sint Endrit Krasniqi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kryeministri Kurti ka pritur sot kryetarët e partive të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”
Next post Ramush Haradinaj: Draft-statuti, shqetësues, duhet të shkojë në Kushtetuese