Kreu i SPAK në Shqipëri , Z.Altin Dumani meriton të shpallet Njeriu i Vitit 2024
Nga Skënder KAPITI
Nese mbahet një sondazh serioz dhe nëse ky sondazh do të organizohej nga një institucion transparent apo media që janë të besueshëm nga publiku, seriozë, të paanshëm dhe jo politik në Shqipëri, dhe në atë sondazh të listoheshin personalitet më të mira politike, akademike, sportive,letrare, juridike etj.,vleresoj se më meritori për t’u shpallur Njeriu i Vitit 2024 do të ishte Kryetari i SPAK-ut , Z. Altin Dumani.Kjo për faktin se publikisht dhe mediatikisht ai është personi më i vlerësuar dhe më i respektuar për aftësinë, profesionalizmin, përkushtimin, seriozitetin, për ndershmërinë, për përgjegjshmërinë, guximin patriotik dhe të suksesit në kryerjen e detyrës së vështirë të Kryetarit të Strukturës së Posacme Antikorrupsion, SPAK.
Korrupsioni, kjo plagë e rëndë prej së cilës po vuan Shqipëria prej mëse 30 vitesh, korrupsioni i cili ishte bërë kërcënim për sovranitetin kombëtar dhe që ishte bërë i pandëshkueshëm e i pasfidueshëm, sot SPAK ka bërë të mundur që askush të mos jetë mbi ligjin, as mbi shtetin dhe as mbi drejtësinë. Tani falë SPAK-ut, drejtuar me kompetencë nga z.Dumani po funksionojnë drejtësia e ligji, dhe shqiptarëve u është kthyer besimi te shteti e drejtësia.Dhe prandaj them se z.Dumani e meriton të jetë njeriu i vitit 2024. Ky gjykim i mi që z.Dumani të shpallet Njeriu i Vitit 2024, vjen nisur nga suksesi i tij në krye të SPAK, dhe prej asaj se para miratimit të Veting-ut 90% e shqiptarëvë e kishin humbur besimin te drejtësia dhe më shumë akoma e kishin humbur besimin te politika, dhe rrjedhimisht edhe te shteti, shkak prej së cilave,kryesisht prej padrejtësive dhe korrupsionit të drejtësisë e politikës, shqiptarët vetëm sa largohen nga Shqipëria.
Durres, 30 Nentor 2024
Average Rating