Kristofer Hill: Qëndrimi i SHBA-së për sulmin në Banjskë është i njohur mirë
Kryeprokurori i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, deklaroi se aktakuza e Prokurorisë Speciale në Prishtinë kundër Milan Radoiçiqit nuk ka asnjë rëndësi juridike për Serbinë. Stefanoviq per media tha se Radoiçiq është nën hetim në Beograd për tre vepra penale, ndersa Prokuroria ka kërkuar dokumentacion nga EULEX-i, i cili ende nuk është dorëzuar.
Pas ngritjes së aktakuzës Ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, theksoi rëndësinë që të gjithë përgjegjësit të sillen para drejtësisë.
“Qëndrimi i SHBA-së lidhur me sulmin në Banjskë është i qartë. Ne mbështesim përpjekjet që sulmuesit të mbahen përgjegjës. Qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar”, tha Kristofer Hill, Ambasador i SHBA në Beograd.
Në anën tjetër, drejtori i Forumit për Siguri dhe Demokraci, avokati Lluka Jovanoviq, vlerëson se hetimi në Beograd tregon disa mangësi ligjore.
“Në Serbi, procedurat zhvillohen për veprat e kryera në territorin e saj, siç është furnizimi me armë që u përdorën në incident. Megjithatë, ajo që pritet nga prokuroria në Beograd është që të dalë publikisht me një deklaratë për ecurinë e hetimit. Të gjitha ato që duhet të bënin që nga miratimi i rezolutës së Parlamentit Evropian lidhur me incidentin në Banjskë, nuk janë realizuar, veçanërisht zgjerimi i hetimit në persona të tjerë, që Milan Radoiçiq të mos jetë i vetmi i akuzuar”, tha Lluka Jovanoviq nga Forumi për Siguri dhe Demokraci.
Pas incidentit në Banjskë, Radoiçiq përmes avokatit të tij pranoi se kishte organizuar dhe armatosur një grup serbësh që morën pjesë në sulmin terrorist. Pavarësisht këtij pranimi, ai u lirua, me ndalimin e daljes nga vendi.
Më shumë storie
Rama për DW: “Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”
Shqiptarët po protestojnë çdo ditë kundër një projekti të planifikuar për turizëm luksoz të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e...
ShShASh: MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E DHËNIES SË PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS NË GJUHËN E TYRE AMTARE SHQIPE
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË "PAPA KLEMENTI XI ALBANI" MBËSHTET FUQISHËM KËRKESËN E STUDENTËVE SHQIPTARË PËR TË DREJTËN E...
Aleksandar Vulin: Serbia të veprojë në Kosovë sikur Izraeli me Mosadin në Iran
Ish-shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin, aktualisht kryetar i Lëvizjes Socialiste në Serbi, ka kërcënuar me sulme kundër Kosovës, kryeministrit Albin...
TREKËNDËSHI KUFITAR
Shkruan:Refik HASANI Vendin, ku takohen Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, e vizitova që në të vërtet është trekëndëshi Kufitar,...
Në Shkup mbahet protestë masive, kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë ardhur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UCK-së, të cilët po përballen...
OVL e UÇK-së: Protesta e 13 dhjetorit në Shkup do të jetë paqësore
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore,...

Average Rating