
Kriza parlamentare në Kosovë ka emër, ai është Albin Kurti
Nga Skënder Sadri KAPITI

Te shqiptarët, pra por edhe sidomos edhe te partitë politike shqiptare atë se cfarë ato kanë të përbashkët është mitizimi i kryetarëve të partive politike, që do të thotë se manipulimi dhe fanatizmi kolektiv politik për kryetarin e mban antarësinë e partive politike grusht bashkuar rreth kryetarit edhe kur kryetari i bën dëmin më të madh jo vetëm shtetit e shoqërisë por edhe vetë partisë së tij.
Partitë politike shqiptare janë kapur nga ligji i hekurt i servilëve të oligarkisë që nuk lejojnë mendimin dhe ndryshimin në parti.Kësaj gjëndjeje nuk i shpëton as Vetëvendosja, partia pronë e Albin Kurtit. Ai dhe cfarë thotë e vendos ai bën edhe partia e tij.
Liderët e tillë janë autokratë mbuluar me vello hipokrizie e patriotizmi fals , ata nuk njohin as tolerancë dhe as konsensus, por njohin vetëm kapricot dhe egoimin e tyre.
Sot Kosova ndodhet në krizë parlamentare për faktin se nuk mundet që të zgjidhet kryetari i Kuvëndit. Albin Kurti me të vertetë është forcë e parë politike në Kosovë, mirëpo rezultati i zgjedhjeve nuk ia mundëson atij zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit.
Dhe pavarësisht kësaj deliri, egoja dhe arroganca e Kurtit nuk e lejon atë që të arrijë në dakordësi me opozitën për zgjedhjen e kryeparlamentarit, gjë që plotësisht ia vë Albin Kurtit autorësinë e krizës parlamentare në këtë kohë kur Kosova ka aq shumë nevojë për stabilitet politik dhe për konsensus gjithpërfshirës.Kot mundohen që ta mbrojnë e shfajësonë Kurtin për këtë moria e mediave edhe e atyre qe duken te lira e te pavarura, ajo e disa intelektualeve dhe e analistëve mercenarë e servilë të Kosovës, dhe ajo mbeturina politike titisto-sllaviste e Kosovës.
Përse Kurti nuk propozoi 2 apo tre kandidatë për kryetarë parlamenti , por vetëm një, apo nuk ka tjetër vetëm Albulenën gjë që është mjerim i madh politik e intelektual për LVV-në, apo mos Kurti ka frikë se të tjerët nuk do ishin ushtarë besnik të tij që të ishin zëdhënës të tij në drejtimin e parlamentit.
Average Rating