Home » Opinione » Kriza politike aktuale dhe gjeneruesit e saj

Kriza politike aktuale dhe gjeneruesit e saj

Nehat Hyseni-2Shkruan: Nehat Hyseni

Problemet lidhur me krizën politike aktuale në Kosovë janë të  lidhura ngushtë me ngërçin politik të krijuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me vendimin e saj të përkohshëm për kthimin në pikën “zero” të mbledhjes konstituive të 17 korrikut 2014 dhe rikonfirmimin e tij pas seancës dëgjimore të 21 gushtit 2014.
Vendimi për pranimin e ankesës së PDK-së si të “arsyeshme” nga Kushtetuesja paraqet akt të papresedan në historinë e demokracive të zhvilluara europiane e botërore, në rethanat aktuale të demokracisë së brishtë kosovare, duke e shndërruar këtë institucion juridik në instrument  të një subjekti politik, me çka është dëmtuar rëndë funksionimi i demokracisë parlamentare tek ne.
Pra, Kushtetuesja rrënoi parimin fundamental të funksionimit të demokracisë, sipas të cilit funksionojnë demokracitë e mirëfillta kudo në botë, ku shumica qeverisë me shoqërinë dhe shtetin.
Si antipod i demokracisë janë sistemet autokratike e diktatoriale, në të cilat pakica shoqërore, madje edhe  individët, ua imponojnë vullnetin e vet politik, nëpërmes institucioneve jodemokratike, shoqërive përkatëse.
Aktualisht kemi ngërçin politik, që lehtë mund të eskaloj në krizë të thellë politike, për shkak të kësaj anomalie të inicuar nga PDK dhe kryetari i saj, kryeministri në detyrë  Hashim Thaçi dhe të konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe kryetari i saj Enver Hasani, i cili së bashku me disa gjykatës tjerë, është cilësuar si militant i PDK-së.
Zhgënjimi i popullit të Kosovës në mundësinë e funksionimit normal dhe të papenguar nga askush të demokracisë parlamentare, duke penguar shumicën që të qeverisë me vendin, mund të shkaktoj krizë të thellë politike, me pasoja të paparashikueshme nga rreziku i shpërthimit të “bombës sociale” dhe pakënaqësive të tjera sociale, ekonomike e politike në këtë vend.

Imponimi i votimit të fshehtë në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjet për postet kryesore, forumeve punuese dhe Qeverisë së re, është pretendim i PDK-së për të përfituar nga ndonjë deputet që mund të “shit-blehet” dhe të shkëputet nga Koalicioni paszgjedhor dhe të votoj për kandidatët e  PDK-së.
Në fakt, kjo do të mund të ishte tentativa e fundit dhe dëshpruese e PDK-së, për t’ia arritur qëllimit për krijimin e mazhorancës në Kuvend.
Madje u publikuan në medie deklarata të anëtarëve të PDK-së se “i kanë numrat” për krijimin e mazhorancës qeverisëse,etj.

Por, mendoj se kjo mund të jetë më tepër pjesë e luftës psikologjike dhe vështirë është për t’u besuar, meqë në atë mënyrë ata tentojnë të krijojnë rethana që u konvenojnë atyre për realizimin e qëllimeve që i pretendojnë ata, e më pak ështē e besueshme se mund të ket diçka të vërtetë.

Sidoqoftë, votimi i fshehtë nuk i konvenon Koalicionit LDK-AAK-Nisma, meqë përbërja e tyre është tejet heterogjene, sidomos kur kihen parasysh minoritetet. Kështu që me votim të fshehtë nuk do të mund tē kontrollohej vota dhe respektimi i koalicionit qeverisës, që do të kishte pasoja të paparashikueshme për koalicionin qeverisës.

Mirëpo, nuk besoj se PDK do të mund të ndodhë realisht që PDK ta imponoj mënyrën e votimit të fshehtë, sepse nuk e ka numrin e nevojshëm të deputetëve, meqë për atë duhet votuar shumica.
Por, megjithatë, ekziston rreziku real që këtë ta bëjë Kushtetuesja në arsyetimin e vendimit të saj definitiv pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 21 gusht.

Prandaj, mendoj se edhe kjo sfidë vështirë se (nuk) do të tejkalohet nga Koalicioni paszgjedhor dhe se (nuk) do të bijnë në gracka të tilla që t’u imponohet votimi i fshehtë, që realisht është sfidë e papranueshme për ata.
Pranvera e herëshme e këtij viti lidhur me aferën e manipulimeve në Universitetin e Prishtinës na dëshmon se sa e brishtë është qetësia sociale në Kosovë dhe sa i afërt është këtu shpërthimi i pakënaqësive të shtresave të ndryshme shoqërore.

Diktati i vullnetit politik të një subjekti politik, pra PDK-së, që aktualisht na imponohet me institucionet relevante të Republikës së Kosovës, si psh. me bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga deputetja e PDK-së, z.Brovina, pastaj mbështetja nga Kushtetuesja dhe z. Hasani, si dhe dyshimi në aktivitetin tejet intensiv të strukturave të SHIK-ut famëkeq në presionin e paparë të propagandës dhe luftës psikologjike që po e zhvillojnë kudo në Kosovë lidhur me shit-blerjen e mundëshme të deputetëve në favor të PDK-së, kërcnimi me shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonëshme dhe me industrinë e tyre të sofistikuar të (ri) fitores së zgjedhjeve, etj. janë shenja të qarta të krizës politike dhe të sfidave të luftës për realizimin e qeverisjes së shumicës shoqërore si parim elementar dge fundament i  demokracisë.

Pra, sfidat aktuale të shoqërisë kosovare janë të mëdha.  Varësisht nga (mos) zgjidhja e krizës aktuale politike dhe “lëmshit” të krijuar nga PDK dhe “filala” e saj Kushtetuesja e SHIK-u, do të varet edhe fati ynë në të ardhmen.

Urojmë që të mbisundoj arsyeja kombëtare dhe patriotike tek subjektet politike dhe institucionet shtetërore, në favor të zgjidhjes demokratike e civilizuese të të gjitha sfidave dhe problemeve aktuale në dobi të interesave kombëtare e shtetërore të Republikës së Kodovës, sipas shembujve dhe modeleve të demokracive të zhvilluara botërore, në rend të parë të miqëve tanë mdërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch