Home » Lajme, Ndërkombëtare » Kryediplomatja suedeze nuk ishte e mirëseardhur në Izrael

Kryediplomatja suedeze nuk ishte e mirëseardhur në Izrael

XHAVIT ÇITAKUShkas ishte se qeveria e re e Suedisë vitin e kaluar e kishte pranuar Palestinën si shtet të pavarur e sovran

Nga XHAVIT ÇITAKU

Goteborg,15 janar- Mediet suedeze bëjnë me dije sot se Kryediplomatja suedeze Margot Wallstrom javën e shkuar kishte qenë për një vizitë në Izrael për të marrë pjesë në një Konferencë që i kushtohej Raul Wallenbergut. Kjo vizitë nuk ishte e mirëseardhur nga zyrtarët e lartë të këtij vendi për shkak se siç tha Emanuel Nachshon, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, Suedia në mënyrë të njëanshme kishte pranuar Palestinën si shtet të pavarur e sovran dhe kësisoj miqësia e mëparshme është prishur ndjeshëm. Duke marrë parasysh këto raporte të reja të krijuara vizita e Margot Wallstrom u konsiderua private dhe në këtë mënyrë nuk u realizua qëllimi i saj që të takon ministrinë e punëve të jashtme të Izraelit Avigdor Lieberman dhe asnjë zyrtar tjetër të lartë të këtij shteti hebraik. 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress