Home » Lajme » Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga fluturimi i parë drejt Aeroportit të Kukësit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga fluturimi i parë drejt Aeroportit të Kukësit

Kryeministri shqiptar Edi Rama sot ka promovuar aterimin e parë civil në Aeroportin e Kukësit. Por në Shqipëri thonë se avionin e parë e uli dhe e ngriti në Kukës Ilir Meta 22 vjet më parë.

“Ilir Meta kur ka ulur dhe ngritur avionin e NATO-s në Kukës, këtu e 22 vite më parë”, shkruan Telnis Skuqi në profilin e tij në Facebook.

Nga brenda avionit, Rama bisedonte me pasagjerët që ndodheshin aty.

“A me ke sha shumë në Facebook,” pyeti Rama një djalë të ri.

“Jo jo nuk shaj unë,” u përgjigj ai.

“Puna e mirë nuk shahet,” tha një qytetar tjetër.

“Edhe Tropojën mua më ngeli për ta bërë, se ato të jujët nuk e bënë dot,” i tha Rama një qytetari.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch