Kryeministri Rama: Vendimi i Clinton-it për çlirimin e Kosovës, ishte vendim historik
Në bulevardin“Dëshmorët e Kombit” u bënë bashkë thuajse e gjithë klasa politike shqiptare, pozitë- opozitë, deputetë të të dyja krahëve politikë, ish- presidentë, drejtuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, si dhe të gjithë trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri, në nderim dhe vlerësim të ish- presidentit, Bill Clinton.
Kryemnistri Rama duke folur për aktivitetin politik të ish-presidentit Clinton, kryemisnitri Rama tha se aktiviteti i tij ishte i veshur me një empati magjepse e tij dhe një nga oratorët më të mahnitshëm të që ka njohur historia.
Më tej, kryeministri Rama u shpreh se fjala e tij i ngjason si një artisti të sotëm, i cili përpiqet të evokojë afreskun e një mjeshtri të madh të Rilindjes, duke ditur se në artin e të Madhit ishte Zoti, ndërsa në të sotmit në shumë pabesi.
Duke evokuar mendimet e idetë e Clintonit gjatë ushtrimit të funksionit të tij si president i SHBA-së.
Duke dhënë një kontribut historik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpirtin reformist të Evropës së dalë nga pasperdja e hekurt, ku shembja e Perandorisë Sovjetike nxori në pah ndryshkun ideologjik të së majtës evropiane, të cilës laburizmi i ri i Tony Bler-it e më tej Qendra e re e Gerard Schroder-it e rihapën rrugën e mbyllur në shumë vite, duke i dhënë seriozitetin e alternativës qeverisëse dhe fuqinë për të shembur monopolin e konservatorëve evropianë”, deklaroi Rama.
Më tej Rama foli për reformimin e të majtës evropiane duke arritur të rimëkëmbej për të dalë në skenën politike evropiane “me një fuqi rrezatuese, si e majtë kritike, por konstruktive”.
“Me autoritet, por jo autoritare, vizionar, por jo fluturake ai luajti një rol themelor në lëvizjen e Evropës përpara, përtej hendeqeve ideologjike në një botë besim-humbur tek ideologjia dhe rrezatoi aq shumë anembanë përfshirë dhe vet të djathtën në Evropë “, tha, mes tjerash, kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Më tej ai kujtoi fjalën e presidentit Clinton e mbrëmjes së 24 marsit të vitit 1999, kur po nisej bombardimi i ish RFJ-së.
“E vërteta si drita e diellit ishte se pa atë revolucion politik brenda të majtës evropiane, ku e majta ideologjike në Perëndim të Evropës shihte te Sllobodan Millosheviqi një viktimë potencial ..njeriu xhelat, i pashpirt të popullit të dhunuar të Kosovës, presidenti Clinton nuk do t’i kishte gjetur dot kurrë aleatët për shkrimin e historisë së çlirimit të Ballkanit Perëndimor nga diktatori i fundit “, deklaroi Rama, duke përmendur edhe burrështetasit tjerë të 5-shes kyçe të BE-së, që mundësuan vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e një prej sukseseve më domethënëse të Politikës së Jashtme amerikane: Çlirimin e Kosovës dhe çeljen e një epoke të re në këtë lagje të njohur si fuqi e barotit në zemër të Evropës, të njohur me emrin Ballkan”, deklaroi Rama, derisa shtoi se “ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë drejtpërdrejt në lëkurën e kombit tonë forcën rrëqethëse të fjalës së presidentit Clinton në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, drejtuar Amerikës e mbarë botës për të lajmëruar nisjen e sulmit të forcave ajrore të NATO-s kundrejt forcave të ushtrisë jugosllave të presidentit Millosheviq.
Ish- presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, në fjalën e tij, ka vlerësuar lartë miqësinë midis dy vendeve, SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe ka vlerësuar komentet e kryeministrit Rama për të në lidhje me Kosovën.
“Jam shumë mirënjohës për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën”, tha mes të tjerash Clinton.
ish- presidenti tha se mbeti mjaft i suprizuar nga pritja që iu bë para kryeministrisë, me disa fëmijë, të cilët mbanin emrin e tij si emër, në shenjë vlerësimi.
“Kryeministër, ministra, të ftuar e i gjithë populli shqiptar, që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falënderoj për këtë moment që do ta ruaj si një thesar për jetën time. Ka më shumë se 10 vite që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po shkon, pasi gjithmonë doja që të vija dhe ndjej se edhe pse jam një qytetar privat, pa asnjë pushtet publik mund të flas për këtë çështje në emër të popullit amerikan. Lidhur me këtë, për partitë tona politike dallimet tona filozofike ndonjëherë edhe kundërshtive tona fetare, ne jemi të angazhuar për lirinë forcë integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë”, tha Clinton.
Ai tha se është shumë mirënjohës për atë që kryeministri Rama u shpreh lidhur me Kosovën. Clinton theksoi se ai dhe Hilary jetojnë në New Jork që është vendi me përqendrimin më të madh të shqiptarë në Amerikë.
Ish-presidenti Bill Clinton ka folur edhe për tensionet në veri të Kosovës dhe njëherë ka kërkuar që ato të ndalen sa më parë. Ai theksoi se “gjëja e parë që duhet bërë është që të ndalet kjo marrëzi”.
“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër”, ka thënë Clinton.
Ai shtoi se nuk përfitohet asgjë nga tensionet dhe konfliktet pasi në veri të Kosovës ka njerëz që jetojnë dhe ata meritojnë një qeverisje vendore të denjë. “Ka njerëz që jetojnë aty, kanë nevojë të kenë një qeverisje të denjë. Qytetarët kanë nevojë t’u thuhet; duhet të votoni, gjithmonë”, tha Clinton.
Average Rating