Home » Lajme, Vendore » Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë e Kosovës nuk do të ndryshojnë

Ai tha se nuk do të ulet ne një tavolinë ku do të flitej për shkëmbim territoresh. “I besoj Kosovës së 17 shkurtit, kufijve të saj. Nuk pranoj askush me hapë për diskutim për çfarëdo integriteti të kufijve. Nuk do ta ketë askush përkrahjen time për ndryshim kufijsh’, tha Haradinaj në T7.

“Nuk ka logjikë që Kosova të hapë për diskutim kufijtë e 17 shkurtit’, shton ai.

Ndërkohë po sipas të parit të ekzekutivit, interesi i Serbisë nuk është në Ujman apo Stangterg.

“Interesi i Serbisë nuk është Ujmani e as Stantergu. Halli i Serbisë është një vargmal me xehe dhe minerale nga  Jerinja në drejtim të Leshakut dhe Leposaviqit’, thotë Haradinaj. “Serbia aty e ka tragetin, me i marrë xehet. Ujë ka dhe nuk i duhet”, shton ai.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch