Kryetare e re e SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani”  u zgjodh Saranda Iseni

Shoqatë që po e ngritë kulturën dhe artin letrar si dhe në një masë të madhe po i shtonë modelet e frymëzimit në krijimtarinë e letrave shqipe

Nga XHAVIT ÇITAKU

Kryetare e re e SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani”  u zgjodh Saranda Iseni, avokate dhe një krijuese e mirëfilltë në krijimtarinë letrare

Në Kuvendin Zgjedhor të SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani”, që u mbajt në Ängelholm të Suedisë. Hysen Ibrahimi, kryetar i deritashëm  i kësaj shoqate, tha se: “ përkundër disa vështirësive që ishin pasojë e Pandemisë, sidomos rreth organizimit të eventeve të ndryshme kulturore, puna krijuese nuk u ndalë për asnjë moment, gjë të cilën e dëshmojnë mbi 100 libra të botuara nga anëtarët tanë në zhanre të ndryshme, të cilat u vlerësuan mirë nga publiku dhe kritika letrare. Me një fjalë, vazhdoi jehona  e arritjeve dhe  nëse ndjekim ritmin krijues atëherë duhet ta pranojmë se në këto katër vitet e fundit jo vetëm kanë spikatur krijuesit tanë , por kemi edhe një rritje të krijuesve të rinj që po shkruajnë me profesionalizëm. Në një kuptim real po dalin në sipërfaqe talent që po shënojnë mbresa tek  dashamirët e fjalës së shkruar. Pra, është diçka që po e ngritë kulturën dhe artin letrar në përgjithësi  që në masë të madhe po i shtojnë modelet e frymëzimit  në krijimtarinë e letrave shqipe. Andaj, kam guximin të konstatoj se fillimi i punës dhe aktivitetit të shoqatës sonë plotësoj një boshllek që ishte krijuar në lidhje me njohjen sa më të mirë të kapacitetit intelektual krijues të mërgimtarëve tanë si dhe profesionistë në fusha të ndryshme gjithandej Suedisë. D uke u munduar të flas për “Thesarin Kombëtar” mund të pohoj me plot gojën  se ai është shkruar e po shkruhet  me dashurinë më të madhe për veprimtarinë atdhetare e krijuese të komunitetit shqiptar këtu në Suedi dhe jo vetëm. Pa e zgjatur nga afër, do të shpalos  vlerat që ka kjo vepër dje, sot e në të ardhmen. Në të vërtetë, në këtë libër veprimtaria  e mërgimtarëve tanë do të lë gjurmë sakrifice në simfonin e atdhedashurisë dhe të krijimtarisë në artin letrar. Sa herë që po rikthehem në rrënjë të kulturës kombëtare po e kam të pamundur që të mos e pohoj edhe këtë se në harkun kohor prej 12 vjetësh kemi vazhduar ta kultivojmë traditën dhe trashegiminë e pasur që u kthye në një ambient pjellor ku po mbillen pothuajse të gjitha fidanet në çështje kombëtare, kulturore, historike e krijimtari letrare. Vetëm brenda këtyre katër vjetëve të fundit u arrit që të botohen tre numra të “Thesari Kombëar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, si dhe një numër i posaçëm i titulluar “Jubelium”, që i kushtohet 500 vjetorit të pavarësisë së Mbretërisë Suedeze dhe 15 vjetorit të mvetësisë së Republikës së Kosovës. Ky libër u botua në kohë rekorde në të dy gjuhet: atë shqipe dhe suedeze.

Libra që kanë plot shije artistike

Thesari i Mërgatës Shqiptare në Suedi përveç rëndësisë që ka përmbajtja, në brendinë e tij gjejmë dhe lexojmë në detaje gjithëçka është punuar e organizuar në SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani” në Suedi. Po ashtu, në këtë vepër, të vlerësuar edhe si një Enciklopedi mërgimtare, janë prezente intervista me personalitete të fushave të ndryshme, humanist, poet, shkrimtar, veprimtarë, atdhetarë, donatorë, vështrime e studime letrare si dhe poezi të shumta të krijuesve të njohur në të gjitha trojet etnike shqiptare. Në artikuj të gjerë janë përfshi edhe të gjitha eventet kulturore që janë zhvilluar këtu në Suedi, Shqipëri, Kosovë dhe Iliridë. Gjatë kësaj periudhe katërvjeçare janë nënshkruar një varg marrëveshjesh me institucione akademike e kulturore dhe në të njëjtën kohë janë mbajtur edhe tubime të përbashkëta, në të cilat është parë e vlerësuar lartë aktiviteti profesional i SHSHASH “Papa Klementi i XI Albani”. Zatën, rezultatet kolosale të arritura nga fillimi i punës së shoqatës sonë e deri me tash ishin shkas e arsye që institucionet e larta të dijes akademike të jenë të gatshme të lidhin marrëveshje bashkëpunimi dhe të ndihmojnë e përkrahin këtë asosacion krijues në çdo kohë kur ajo ka nevojë. S’do mend se Marrëveshja e lidhur për bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është një arritje kolosale, e cila do të jetë një nxitje për një punë e aktivitet edhe më të madh në të ardhmën.

Nuk mund të mos e shpreh admirimin tim të thellë për kolegët e mi krijues për punën e tyre në fushën e krijimtarisë letrare, librat e të cilëve kanë plot shije artistike që kanë zgjuar kurreshtjen e interesimin e dashamirëve të fjalës së shkruar, kritikës letrare, por edhe të studiuesve në fushën e albanologjisë. Pra, në kuadër të shoqatës sonë shohim një numër të konsiderueshëm vëllimesh, veçanërisht poetike, që na prezentojnë anëtarët tonë, si krijues të përkushtuar, vargjët e të clëve çdo ditë e çdo moment, duke shkruar parreshtur në secilin varg rrahjet e zemrës në artin letrar. Krijuesit tanë në krijimet e tyre shpalosin ndjenja të holla dashurie për atdheun, të afërmit, miqtë, lirinë e Kosovës, dëshmorët, shokët, pastaj dërgojnë mesazhe paqeje e mirësie, por edhe ndjesi tjera në fushën sociale, ekonomike që shkatojnë tek njerëzit vështirësi jetese. Si krijues në kurbet ata me ngjyrime poetike pasqyrojnë në vargje edhe vlera të njerëzve të njohur veçanërisht të më të dashurëve të tyre, të cilët i përshkruajnë me ngrohtësi e dashuri. Ndërkaq, më së shumti iu shpërthen  zemra e tyre, iu gurron shpirti i mëmëdheut, që i himnozojnë me aq ëmbëlsi e aq dashuri, me aq jehon e me aq mall dhe i kushtojnë vargje për të shtrenjtin atdhe, për të cilin iu vlon gjaku dhe syrit që ia shterr mungesa e magjepsjes të asaj bukurie që iu ka mbetur larg e ua zhurisin ëndrrat. Pra, malli për atdhe zë fill e merr jetë në shumicën e vargjeve të krijuesve tanë e shprehur aq bukur me mjete poetike nga më të mirat, por njëkohësisht edhe më të dhimbshmet. Ata mallohen nëpër vargje e mrekullohen nëpër kujtime dhe mbledhin gjithë zjarrin që ua djeg flakadanin, që ua ndrin natën e mërgimtarit. Edhe librat romantesk, ata dokumentar, broshura, publicistikë etj, janë pëlqyer e vlerësuar lartë nga lexuesit dhe kritika letrare. Në këtë mënyrë shumica e shkrimtarëve të shoqatës sonë do të mbesin në fondin e artë të letërsisë, ngaqë me sukses po vënë gur në ngrehinën e artit letar.

Që në fillim të këtij raporti me duhet të konstatoj se aktivitetin e shoqatës sonë e karakterizon një punë intensive, e pasur dhe me përmbajtje për të cilën gjë dëshmojnë këto të dhëna: Gjatë katër vjetëve të shkuar janë botuar katër libra të thesarit, në të cilët janë përfshi 21 tema, 37 intervista, 20 manifestime të perurimeve, 136 fjalë rasti në këto perurime, 44 shkrime dhe opinione të studiesve të ndryshëm që kanë reflektuar në mënyrë analitike për shoqatën dhe librat që ajo boton”, tha Hysen Ibrahimi. Ai më tej foli edhe për Nëntorin që është muaji ku ndodhën ngjarje të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Kështu  115 vjet më parë në Manastir u mbajt Kongresi në të cilin u dakordua që prej atij çasti e këndej shqiptarët ta shkruajnë gjuhën e tyre me alfabetin latin dhe kësisoj u zgjidh problemi i shkrimit të shqipes në korpusin e gjuhëve indoeuropiane. Pra, ky Kongres e unifikoi një komb, trajtësoi një gjuhë dhe lindi një kulturë. Po ashtu, pikërisht me 28 nëntor të vitit 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë, përfundoi fjalën e tij Hysen Ibrahimi.

Robert Hoti, kryetar i Këshillit Organizativ dhe donator i përhershëm, tha se pikërisht aktiviteti shumë përmbajtësor që po bënë për 12 vjet kjo shoqatë e vyeshme, është shkas që ai po e mbeshtët gjithnjë materialisht dhe se këtë gjë do ta bëj edhe në të ardhmën. Në këtë tubim mori pjesë edhe Shukri Ymeri, kryetar i Lobit Euro Atlantik, i cili pasi u shpall anëtar nderi i shoqatës, shprehu admirimin e tij për punën e frytshme krijuese që po zhvillon shoqata e shkrimtarëve dhe, njëkohësisht, u interesua që të nënshkruaj një marrëveshje bashkëpunimi në ato çështje që janë interesante e të dobishme sidomos në krijimin e një uniteti mërgimtar. Po ashtu, ai shprehu kënaqësinë e tij të shpirtit me atë çka kishte përjetuar gjatë këtyre ditëve të qendrimit të tij në Suedi. Atë e kishte gëzuar fakti se këtu kishte gjetur një komuntet të unisuar dhe që duhet të jetë një shembull edhe për mërgatën shqiptare në të gjitha shtetet ku jetojnë e punojnë bashkatdhetarët tanë. Për të vazhduar ky ritëm krijues, por edhe atdhetar, Shkukri Ymeri e ndihmoi këtë shoqatë me 3500 euro. Zyba Hysa, krijuese dhe studiuese nga Tirana,  tha se karakteristikë e krijimeve të anëtarëve të kësaj shoqate është se lexuesi gjenë të gjitha energjitë pozitive siç është ngrohtësia, siqeriteti dhe thellësinë e ndjenjës poetike, ritmin e jetës, vrullim ndjenjash mërgimtare. Po ashtu, të bie në sy një depërtim i suksesshëm i shtjellimit të temave për jetën, për veten, për iluzionin, ëndrrën, vetmin, për vendlindjen, për të afërmit, miqët, për dashurinë,që ka burimin nga thellësia e shpirtit. Posaqërisht lavdëroi përmbajtjen e e librit “Thesari Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, i cili në të vërtetë është një enciklopedi e komunitetit shqiptar jo vetëm në këtë shtet skandinav.

Kryetarja e re Saranda Iseni është një mozaik interesant i organizimit modern të shoqatës

Osman Ahmetgjekaj, nënkryetar i shoqatës, theksoi se nuk është rastësi që Saranda Iseni është propozuar për kryetare të shoqatës, përkundrazi nga vrojtimi i deritashëm është zbuluar e shpërfaqur shkaqet dhe arsyet pse po e propozojmë për kryetare të re të këtij asosacioni krijues, apo thënë më mirë duke qenë të bindur se ajo ofron zgjidhje vizionare për veprim dhe drejtim legjitim shumë profesional. Me një mendjemprehtësi të jashtëzakonshme ajo vazhdimisht prononcohet si një shtyse intelektuale, që në fund jep rezultate esenciale. Në këtë mënyrë mund të them me plot gojën se Saranda Iseni është një mozaik interesant i veprimit e organizimit modern të shoqatës sonë. Saranda Iseni do të mbetët si një urë vezulluese, zemërhapur dhe po aq e çiltër në punën e saj, në kërkim të së resë, në mendim dhe rrugëtim të arritjes së rezultateve sa më të mira.

Saranda Iseni ka një orë, një orë që i kapërcen të gjitha të tjerat nga bukuria e artit, nga forca e dijes, një orë që në tik-takët e saj është kurdisur niveli i lartë intelektual për të arritur si maja më lartë e një jete, të një shoqate që tashmë ka arritur nivelin e njohjes në të gjitha trojet shqiptare dhe në shumë shtete evropiane. Saranda Iseni ka aftësinë e komunikimit me të gjitha institucionet shtetërore në Suedi, Kosovë, Shqipëri e Iliridë, pastaj me biznese, shoqata joqeveritare, grupe të interesit që janë të dobishme e të shëndetshme për mbarvjatjen e aktiviteteve të shoqatës sonë. Ka një zhdervjellësi të jashtëzakonshme për të gjetur e siguruar burime të mjeteve materiale, që janë shpirti e motori i lëvizjes përpara të shoqatës. Është biznesmene e dalluar, sepse me sukses po e udhëheq Byron e saj të avokaturës. Ka drejtuar me sukses Rrjetin e Bizneseve- dega në Suedi. Është juriste e shkëlqyer Është një oratore e jashtëzakonshme dhe një krijuese me një nivel të lartë artistik.

Edhe oratorë të tjerë ishin të pajtimit që kjo grua e vyeshme, e mençurë, intelektuale dhe mbi të gjitha e aftë për të udhëhequr këtë shoqatë, ndaj në mënyrë unanime anëtëarët e Kuvendit miratuan propozimin që për katër vitët e ardhshme kryetare e SHSHASH “Papa Klemnti i XI Albani” të jettë Saranda Iseni, avokate dhe një krijuese e mirëfilltë e letrave shqipe.

Këtë kuvend e madhëroi edhe grupi i valltarëve të shoqatës kulturore “NënaTereze” të qytetit të Ängelholmit, i cili mahniti me vallëzimin aq të bukur të fëmijëve shqiptar. Recituan bukur vjershat e gjyshës fëmijët Eduard Albion Krasniqi dhe Bertina Imeri. Një poezi nga sfondi i tij i pasur poetik e lexoj edhe krijuesi Imri Demisai.

U ndanë edhe mirënjohje e dekorata për individë që dhanë kontribut në krijimtari dhe punë të palodhshme atdhetare.

Lini një Përgjigje

Previous post Harresa dhe ringjallja e kujtesës
Next post Për nder të 28 Nëntorit, nesër ditë pushimi në Kosovë