Home » Lajme, Vendore » Kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit takim me përfaqsuesin e State Departament të SHBA-së

Kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit takim me përfaqsuesin e State Departament të SHBA-së

Me ndryeshimet që ndodhën si rezultat i zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar në Preshevë dhe Bujanoc, është rikthyer edhe vëmendja ndaj Luginës së Preshevës e ambasadave perëndimore të akredituara në Beograd por edhe e faktorit ndërkombëtar në përgjithësi. Takimi i fundit dhe mjaft domethënës për nga rëndësia ishte ai që ndodhi sot në Danimarkë, ku për vizitë po qëndrojnë Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi të cilët patën takim dy orësh me përfaqsuesin e State Departamentit amerikan Mike Duffin. Nga burimet tona kuptojmë se zotëri Dufin u interesua në detaje për situatën politike dhe ekonomike në Luginë të Preshevës dhe premtoi se të gjitha vërejtjet e dy kryetarëve të komunave do të i adresojë në nivelet më të larta të administrates së re amerikane. Ai lavdëroi politikën konstruktive të dy kryetarëve dhe i siguroi zonjën Sinani dhe zotëri Kamberin se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë prezente në fokusin e politikës amerikane. Zotëri Duffi ftoi dy kryetaret që së shpejti të jenë mysafir të State Departamentit amerikan.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch