Home » Këshilli Nacional, Lajme, Vendore » Kryetari i Këshillin Nacional, ia numëron ministrit serb në Beograd diskriminimet ndaj shqiptarëve

Kryetari i Këshillin Nacional, ia numëron ministrit serb në Beograd diskriminimet ndaj shqiptarëve

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSH), Ragmi Mustafa së bashku me këshillat tjerë nacionale në Serbi, në kuadër të koordinimit të këshillave nacionale, në Beogead, vendosën që “Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020”, të orientohet kah nevojat e arsimit. Zoti Mustafa edhe me këtë rast nuk ka ngurruar që Ministrit Branko Ruzhiq t’ia përkujtoj diskriminimin e gjithanshëm që shteti serb, ushtron ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Pas takimit z. Mustafa, njoftoi opinionin rreth takimeve përmes një postimi të tij:

“Sot në Beograd me Këshillat tjerë në kuadër të Koordinimit të Këshillave nacionale vendosëm që “Fondi buxhetor për pakicat nacionale 2020″, të orientohet kah nevojat e arsimit.

Gjithashtu në një takim të përbashkët me Ministrin për Vetëqeverisjes Lokale dhe Administratës Shtetërore, Branko Ruzhiq, e njoftova me ecurit e Këshillit Kombëtar Shqiptar me “katalogun”, “Strategjinë 2020-2025“ dhe angazhimet e mëdha të marra përsipër.

Theksova shqetësimet me procesin e pasivizimit të vendbanimeve si selektiv e diskriminues; me mungesën e vullnetit për sigurimin e teksteve mësimore për shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe; refuzimin e përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucionet republikane që funksionojnë në nivel lokal” thuhet në njoftimin e kryetarit të Këshillit Nacional Shqiptar në Luginë të Preshevës, z. Ragmi Mustafa.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch