Home » Këshilli Nacional, Lajme » Kryetari i KNSH-së paralajmëron shpërblim për 63 mësimdhënës

Kryetari i KNSH-së paralajmëron shpërblim për 63 mësimdhënës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa përmes një postimi në facebook ka paralajmëruar se ai dhe KNSH po punojnë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik për të shpërblyer 63 mësimdhënësit e përfshirë në platformën e mësimit në distancë gjatë pandemisë.

Postimi i Ragmi Mustafës:

63 HERONJTË E SITUATËS SË JASHTËZAKONSHME

Këshilli Kombëtar Shqiptar me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik është duke shqyrtuar mundësitë për të shpërblyer mësimdhënësit e përfshirë në platformën e mësimit në distancë.

Me qëllim të përfitimit të një pasqyre të plotë për intensitetin e mësimit në distancë, dhe në mënyrë që të sigurohet mbështetje për mësuesit që përmes pjesëmarrjes së tyre në video-regjistrimin e njësive mësimore, avokuan në mënyrë aktive më shumë se të tjerët e për çfarë edhe KKSH-ë është në komunikim me MAShZhT-ën

KKSH-ë deri më tash ka bërë përmbledhjen e të dhëna për mësimdhënësit që kanë qenë pjesë e platformës së mësimin në distancë dhe ka përpiluar raportet përkatëse.

Janë video-regjistruar 324 njësi mësimore nga 63 mësimdhënës, punëtor të 12 shkollave në Luginën e Preshevës.

Falënderit për kontributin e çmueshëm në situatë të jashtëzakonshme.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch