K U M T E S Ë
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari Jonuz Musliu, u takua me eksperten për projekte në kuadër të OSBE, Valery Perry, me bashkëpunëtorë.
Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vënë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip, sikur dhe çështjet me rëndësi të veçantë për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Vlen të theksohet se gjatë takimit vëmendje e veçantë i kushtua projektimit dhe projektet që kanë të bëjnë me rininë.
Bujanoc, 20.02.2017 Shërbimi për informim i KKSH-së