Home » Lajme, Vendore » Kryetari Musliu takohet me Kevin Furey

Kryetari Musliu takohet me Kevin Furey

KN-foto 10.02.2016Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) në Bujanoc, kryetari Jonuz Musliu priti në një takim pune zyrtarin e lartë të Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Drejtat e Njeriut Kevin Furey.

Gjatë këtij takimi u diskutua rrethë gjendjen aktuale politike dhe të sigurisë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Kryetari Musliu njoftoi zyrtarin Furey për sfidat me të cilat po përballen shqiptaret sa i përket të drejtave të njeriut me theks të veçant çështjen e teksteve shkollore për shkollat fillore donacion nga Republika e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës si nevojë e patjetërsueshme, pasur parasysh që nxënësit shqiptarë janë duke vijuar procesin edukativo-arsimor pa pasur tekstet shkollore. Njëkohësisht, ngriti edhe çështjen e pasivizimit të vendbanimit nga stacionet policore në Bujanoc dhe Medvegjë si forma të presionit për asimilim të shqiptarëve dhe ndryshimin e strukturës nacionale të popullsisë, e që janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe ligjet në fuqi.

Gjithashtu, i pari i Këshillit Kombëtar Shqiptar e njoftoi edhe me gjendjen në arsim, kulturë, informim dhe përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip dhe se përfundimisht Serbia duhet ti plotësojë të gjitha kushtet për në Bashkimin Evropian

 

Bujanoc, 10.02.2016                    Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 10.02.2016

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress